Tahiri takohet me Osmanin: Kosovë, urime zgjedhjet!

E publikuar: 22/12/2020 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Tahiri, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit të vendit, tha se qytetarët do të vendosin përmes zgjedhjeve të reja për ata që do të jenë në krye të institucioneve.

Me Vjosa Osmanin ai tha se kanë biseduar rreth afateve kohore për mbajtjen e zgjedhjeve.

Tahiri: Kosovë, urime zgjedhjet!

(Video)

“I diskutuam afatet kohore kushtetuese të cilat ndërlidhen me afatin që e ka jap vendimi i të Gjykatës Kushtetuese, por edhe ajo që dihet saktësisht që 5 maji është një datë kur skadon mandati i ushtrueses së detyrës së presidentit. I diskutuam këto. Presidentja u zotua se do të ketë konsultime të gjata me të gjitha partitë e pastaj të caktohet një datë që do të jetë në kornizën e këtyre afateve kohore. Ajo që dua të them është që të gjithë ne tanimë e kemi një qartësi, vendimi është te qytetarët, te populli, Kosovë urime zgjedhjet”, tha ai.

Por kësaj radhe, përfaqësuesi i AAK-së nuk përmendi Ramush Haradinajn për kandidat për postin e presidentit.

Tahiri: Tani jemi në rrethana tjera

(Video)

“Këto tema a ka heq dorë apo jo jemi në post-mortum është një kohë tjetër. Ajo që e ne e dimë është që rrethanat që i ka krijuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese të cilin ne nuk e interpretojmë, është instanca e fundit juridike që e interpreton ligjin. Tani jemi në rrethana tjera me ato rrethana, do të kemi kandidatë tonë”, tha ai.

Takimi i Osmanit me partitë politike vjen pasi Gjykata Kushtetuese dje shpalli Qeverinë Hoti jo kushtetuese dhe ka konstatuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh./G.Kadrija/