Tahiri kap mat prokurorin e Krimeve të Rënda

E publikuar: 20/10/2017 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërkohë që kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë material të referuar nga Policia e Shtetit në lidhje me aktivitetin kriminal të Habilajve, i është kundërpërgjigjur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Duke paraqitur dokumente dhe fakte, Saimir Tahiri ka kapur mat prokurorin Hajdarmataj.

Tahiri ka paraqitur dokumentet, ku tregohet se me datë 11 shtator 2015, ka qënë vetë Tahiri i cili është paraqitur në Prokurori, dhe ka kërkuar hetime pas deklaratave se makina e tij ishte përdorur për trafik droge.

Tahiri deklaroi se ka kërkuar hetim nga prokuroria dhe është regjistruar një procedim penal për këtë çështje./ CityNews