Tahiri: Ideja e Presidentit për Ekip të Unitetit do të dështojë

31.08.2017 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tahiri: Ideja e Presidentit për Ekip të Unitetit do të dështojë

Propozimi i Presidentit Hashim Thaçi, që Kosova ta ketë një Ekip Uniteti për bisedimet me Serbinë, nuk po cilësohet si i duhur. Madje një ide e tillë sipas njohësve të çështjeve politike dhe kushtetuese do të dështojë, ngase, sipas tyre, me këtë nismë Thaçi po mundohet që ta faktorizojë veten.
Hashim Thaçi, gjatë ditës së mërkurë në një shkrim të publikuar ka rihapur idenë e themelimit të një Ekipi të Unitetit ku do të përfaqësoheshin partitë politike e shoqëria civile. Këtë e ka përsëritur edhe të enjten në Bruksel, pasi ka takuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Por, siç thotë për Gazetën Express politologu Ramush Tahiri, një ekip i tillë nuk është dashur që të propozohet nga i pari i shtetit. Madje, thotë ai, kjo ide e Thaçit nuk do të mund të arrijë që të jetësohet.

Tahiri konsideron se Kosova duhet pasur një ekip këshillëdhënës por jo të unitetit.

“Parimisht nuk besoj që Kosova ka nevojë për ndonjë Ekip të Unitetit. Një ekip i tillë është i panevojshëm. Nuk kemi nevojë për përfaqësim të ndonjë uniteti. Qind për qind kjo nismë e presidentit Thaçi do ta dështojë. Ai mund të jetë një ekip këshillëdhënës por uniteti jo. Përndryshe ky ekip s’ka asnjë efekt”, deklaroi Tahiri për Express.

Ai, madje, është i mendimit se bisedimet me Serbinë nuk duhet të zhvillohen as në nivel presidentesh dhe se për bisedimet duhet të angazhohet vetëm Qeveria e Kosovës.

“Në këtë bazë unë mendoj që me Serbinë duhet biseduar në nivel të qeverive, as në nivel të presidentit jo. Presidenti nuk ka mundësi të lidhë marrëveshje me ndonjë palë. Këtë kompetencë e ka tjetër kush. Unë nuk mendoj që është bërë e mirë që Thaçi e ka filluar këtë nismë. Nuk e di se përse po dëshiron me u faktorizua, në këtë rast Thaçi si President me një ekip të unitetit dhe me i shtua kompetenca jashtë institucionale Kosovës në bisedimet me Serbinë”, deklaroi njohësi i çështjeve politike në Kosovë Ramush Tahiri.

Ai thekson se liderët shtetërorë duhet filluar që ta trajtojnë Kosovën si shtet.

“Arritja më e madhe do të ishte që ne ta trajtojmë veten si shtet e mos ta lejojmë që Serbia të na trajtojë neve si përcaktues të organeve të përkohshme qeverisëse”, theksoi Tahiri./G.Hasani/GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Ilir Deda thotë se Thaçi s’i di kuptimet e fjalëve që thotë

Ilir Deda thotë se Thaçi s’i di kuptimet e fjalëve që thotë

FSK-ja me kapacitet njerëzore dhe teknike në aksionin gjithëkombëtar  ,,Ta pastrojmë Kosovën’’

FSK-ja me kapacitet njerëzore dhe teknike në aksionin gjithëkombëtar ,,Ta pastrojmë Kosovën’’

Gjendet një person i vdekur në Pejë

Gjendet një person i vdekur në Pejë

Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve

Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve

Kërkohet ndihmë për Gëzim Mustafën

Kërkohet ndihmë për Gëzim Mustafën

Haradinaj: Kur ta pastrojmë gjithë Kosovën, s’do lejojmë më ndotjen

Haradinaj: Kur ta pastrojmë gjithë Kosovën, s’do lejojmë më ndotjen

Ligji i ri ua rrit pagat për 500 euro deputetëve, u shkon gati 2 mijë euro muaji

Ligji i ri ua rrit pagat për 500 euro deputetëve, u shkon gati 2 mijë euro muaji

Afro 10 mijë persona nisin aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”

Afro 10 mijë persona nisin aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”

Paralajmërohet “spastrimi etnik paqësor” i Kosovës dhe Luginës

Paralajmërohet “spastrimi etnik paqësor” i Kosovës dhe Luginës

Bushati kujdeset për Thaçin, nuk e përsërit në Prishtinë qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve

Bushati kujdeset për Thaçin, nuk e përsërit në Prishtinë qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve

Serbia bën ndryshime drastike në ushtri, shef i shtabit vendoset një ushtarak i lindur në Kosovë

Serbia bën ndryshime drastike në ushtri, shef i shtabit vendoset një ushtarak i lindur në Kosovë

Krasniqi insiston që çështjen e veteranëve s’e zgjidh drejtësia po politika, propozon që procesi të kthehet nga zero

Krasniqi insiston që çështjen e veteranëve s’e zgjidh drejtësia po politika, propozon që procesi të kthehet nga zero

Jetonte në një dhomë me bidonat me urinë, vjen reagimi i shtetit (Video)

Jetonte në një dhomë me bidonat me urinë, vjen reagimi i shtetit (Video)

Rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë

Rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë

Personeli shëndetësor keqpërdorin kartelat, mbi 200 vërejtje për mosrespektim të orarit në QKUK

Personeli shëndetësor keqpërdorin kartelat, mbi 200 vërejtje për mosrespektim të orarit në QKUK

Avni Arifi së shpejti ambasador në Emirate

Avni Arifi së shpejti ambasador në Emirate