Studimet: Ambicia dëmton zemrën tuaj, nuk iu bën të suksesshëm dhe as të arrini diku në jetë

E publikuar: 04/04/2015 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambicia është një cilësi, e cila ka një ndikim negativ në shëndetin tonë. Shpesh ajo është cilësuar si një ndjesi, që do të ndihmojë për të pasur zili, por studimet e fundit nxjerrin të kundërtën.
Sipas një studimi të realizuar nga specialistët e universitetit “Utah” në SHBA, rezulton se pas një ambicie të tepruar fshihet një rrezikshmëri e lartë për probleme kardiovaskulare.
Pjesë e studimit ishin 500 studentë, të cilët janë ndarë në 4 grupe të ndryshëm.
Sipas rezultateve, natyra dhe personaliteti i këtyre studentëve tregon se sa të shëndetshëm janë ata. Përfundimi i studimit është lajm i keq për ata që e kërkojnë suksesin në mënyrë të përshpejtuar dhe kanë ambicie të tepruar, pasi kjo gjë i shkakton probleme me shëndetin.
Nuk është ambicia ajo që ju bën të jeni të suksesshëm dhe të arrini diku në jetë, por është puna dhe vullneti i mirë që ju mund të keni për këtë.