Studentëve iu kompenzohen orët e humbura me mësim virtual, thotë Avdullah Hoti

E publikuar: 12/03/2020 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti studentëve në Universitetin e Prishtinës do t’iu kompenzojë orët e humbura.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi ku tha se Personeli i Universitetit të Prishtinës sot është njoftuar për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mësimit virtual, njofton Klan Kosova.

”Mësimi virtual në Universitetin e Prishtinës

Personeli i Universitetit të Prishtinës sot është njoftuar për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mësimit virtual. E përgëzoj Rektoratin për këtë veprim shumë me vend në situatën e krijuar. Pres me padurim të jem në kontakt më studentët e mi për të kompenzuar orët e humbura”.