Starton “Njësia B1”, KEK-u në prodhim me kapacitete të plota

13.12.2018 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Starton “Njësia B1”, KEK-u në prodhim me kapacitete të plota

Pas një remonti kompleks, “Njësia B1” e Termocentralit “Kosova B” është kthyer në prodhim. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nga sot është në prodhim me kapacitete të plota. Prodhimi vendor nga termocentralet e KEK-ut, sot është rreth 800 megavat orë energji elektrike.

“Kemi përfunduar me sukses një proces shumë sfidues dhe kompleks të riparimit të Turbinave dhe Gjeneratorit në njësinë “B1”. Gjatë dy ditëve të fundit janë kryer me sukses të gjitha testet e komisionit në sistemin e Turbinave dhe Gjeneratorit. Kurse dje është bërë ndezja e sistemit te kaldajës, proces ky i cili pastaj ka vazhduar me komisionimin e nxehte në sistemin e turbinave, gjeneratorit G1 dhe pas testimit të suksesshëm, pas mesnatës të datës 12.12.2018 është bërë sinkronizimi i “Njësisë B1” në sistem”, ka thënë Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Sipas tij, falë angazhimit maksimal të të gjithë akterëve në proces, lëshimi në operim i kësaj njësie është bërë dy ditë para planit dinamik të paraparë.

“Për informim, sot nga ora 01.54 e mëngjesit KEK është duke prodhuar me kapacitetin maksimal prodhues në termocentralet e “Kosovës A” dhe “Kosovë B”, respektivisht me njësit gjeneruese A3, A4, B1 dhe B2 dhe me kapacitet maksimal prodhues prej 800 megavat orë energji elektrike”, ka bërë të ditur Thaçi.

Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës është e licencuar vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe e cila operon konform licencës, ndërsa përgjegjësin për shpërndarje dhe furnizim, duke përfshirë edhe importin kur konsumi është me i madh sesa prodhimi e kanë kompanitë tjera të licencuara në treg, në këtë rast, KEDS / KESCO si operator i shërbimeve universale./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“Momenti i fundit që Kosova të reflektojë për taksën”

“Momenti i fundit që Kosova të reflektojë për taksën”

Veseli takoi ministrin e jashtëm të Maltës

Veseli takoi ministrin e jashtëm të Maltës

Së shpejti në Kosovë, Federata e Ragbit si federatë e re sportive

Së shpejti në Kosovë, Federata e Ragbit si federatë e re sportive

Haradinaj: Kosova ka nevojë për zërin e Maltës në proceset ndërkombëtare

Haradinaj: Kosova ka nevojë për zërin e Maltës në proceset ndërkombëtare

OAK përsëritë kërkesën për përkrahje të femrave dhe bizneseve

OAK përsëritë kërkesën për përkrahje të femrave dhe bizneseve

Limaj: Për lirinë që gëzojmë sot duhet t’i falënderohemi familjes Jashari

Limaj: Për lirinë që gëzojmë sot duhet t’i falënderohemi familjes Jashari

Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol

Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol

Ministri i Jashtëm i Maltës: Disa vende të BE-së për arsye politike po refuzojnë heqjen e vizave

Ministri i Jashtëm i Maltës: Disa vende të BE-së për arsye politike po refuzojnë heqjen e vizave

Veseli: Epopeja e UÇK-së është rasti më unikat në historinë botërore

Veseli: Epopeja e UÇK-së është rasti më unikat në historinë botërore

Haradinaj: Në Prekaz ka ndodhur kthesa, falë së cilës sot jemi të lirë

Haradinaj: Në Prekaz ka ndodhur kthesa, falë së cilës sot jemi të lirë

Scaparrotti: Situatë shumë e brishtë e sigurisë në Ballkan

Scaparrotti: Situatë shumë e brishtë e sigurisë në Ballkan

Pacolli: Për taksën duhet të ulemi të flasim pastaj të hiqet

Pacolli: Për taksën duhet të ulemi të flasim pastaj të hiqet

Haradinaj insiston në “kontratë për njohje” nga Serbia

Haradinaj insiston në “kontratë për njohje” nga Serbia

Rritet prapë çmimi i naftës në Kosovë

Rritet prapë çmimi i naftës në Kosovë

Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe

Haradinaj e ripërsërit: Shkëmbimi i territoreve, ide ruse e serbe

Haradinaj deklarohet pas fjalëve të Britanisë së Madhe kundër prekjes së kufijve

Haradinaj deklarohet pas fjalëve të Britanisë së Madhe kundër prekjes së kufijve