Sot arrestohet edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako?

E publikuar: 19/10/2017 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jo vetëm Saimir Tahirin. Prokuroria e Krimeve të Rënda duket se ka bërë gati një fletë-arrest edhe për zyrtarin më të lartë, këtë herë të Policisë së Shtetit.

Burime për SYRI.net kanë bërë të ditur se mes drejtorëve të policive që do të arrestohen sot është edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Akoma nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me këtë gjë, por deri më tani të njëjtat burime kanë qenë korrekte në informacionet e tyre.