Sondazhi i KDI-së: Kuvendi të fuqizohet, marrëveshjet e dialogut të zbatohen

12.10.2017 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sondazhi i KDI-së: Kuvendi të fuqizohet, marrëveshjet e dialogut të zbatohen

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti sot konferencë për media ku u shpalosën rezultatet nga hulumtimi i katërt i opinionit publik lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, “Faza e re e dialogut Kosovë-Serbi: këndvështrimi i qytetarëve”.

Jeta Krasniqi nga KDI ka bërë të ditur se nëpërmjet këtij sondazhi janë adresuar çështje që ndërlidhem me të ardhmen e këtij procesi si pritshmëritë e qytetarëve për rolin dhe ndikimin e Presidentit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, rolin që Kuvendi duhet ta luaj në këtë proces si dhe rolin e BE-së për të garantuar zbatimin e marrëveshjeve. Gjithashtu ka thënë se KDI, ka pyetur qytetarët se çfarë nënkupton për ta normalizimi i marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Ajo ka potencuar se të gjeturat e sondazhit nxjerrin në pah se shqiptarët dhe serbët e kuptojnë drastikisht ndryshe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Rreth 71% e qytetarëve vlerësojnë se element kryesor për normalizim i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është kërkim falja për krimet e luftës nga ana e Serbisë. Rreth 60% e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë e interpretojnë normalizimin si mos pengim të njëra-tjetrës palë në rrugëtimin evropian apo anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, pa pasur nevojë që shtetet të njohin njëra-tjetrën. Ndërsa të anketuarit nga komuniteti shqiptar (73%) dhe komunitetet e tjera (68%) elementare për normalizim marrëdhënies vlerësojnë se është kërkim falja nga ana e Serbisë për krimet e luftës në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Më tej ka theksuar se bazuar në të gjeturat nuk pritet ndryshim i madh i dialogut me përfshirjen e presidentit Thaçi.

“Janë 33% e të anketuarve, të cilët vlerësojnë se dialogu do të vazhdoj të mbetet i njëjtë, dhe 27% e tyre që kanë deklaruar se Presidenti Thaçi nuk do të përmirësoj nivelin e bisedimeve me Serbinë e as nuk do të arrijë të garantojë transparencë dhe gjithëpërfshirje. Pra, shumica e qytetarëve përkatësisht 60% nuk presin që përfshirja e Presidentit Thaçi të jetë garanci për një proces më transparent dhe gjithëpërfshirës”, theksoi Krasniqi.

Sa i përket Kuvendit, të anketuarit vlerësojnë se ky institucion duhet të ketë rol më të fuqishëm në procesin e dialogut.

“Afërsisht gjysma e qytetarëve përkatësisht 48% e tyre vlerësojnë që Kuvendi i Kosovës duhet të kërkoj raportim të rregullt dhe transparencë nga Ekipi Negociator, nga Presidenti dhe Qeveria, para dhe pas çdo raundi të bisedimeve të zhvilluara në Bruksel”, ka thënë Krasniqi.

Bazuar në sondazh, BE duhet të bëhet garantuese e marrëveshjeve. Rreth 76% e qytetarëve ndajnë mendimin që BE duhet të bëhet garantuese e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vendosur sanksione/kushtëzuar palët që nuk i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit.

Marrë për bazë këto të gjetura KDI, i rekomandon Kuvendit të Kosovës t’i japë legjitimitet fazës së re të dialogut me anë të miratimit të një Rezolute e cila përcakton përbërjen e ekipit negociues, çështjet të cilat duhet të diskutohen dhe përfshirjen e këtij institucioni në këtë proces.

KDI rekomandon që faza e re e dialogut Kosovë-Serbi të garantojë gjithëpërfshirje të spektrit politik vendor dhe shoqërisë civile për ndërtimin e një platforme të përbashkët të shtetit të Kosovës në këto bisedime.

Po ashtu bazuar në këtë sondazh KDI, rekomandon që të ndërtohet një platformë e qartë dhe e mirëdefinuar e diskutimeve mbi bazën e një diskutimi të gjerë institucional dhe qytetar për të garantuar gjithëpërfshirje dhe transparencë duke artikuluar qartë epilogun e pritshëm të këtij procesi.

Kurse marrëveshjet e arritura duhet të kenë mekanizma zbatues, afate kohore të përcaktuara qartë si dhe një rol të shtuar të BE-së në garantimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe ndëshkimit të palëve në rrugëtimin e tyre drejtë BE-së për moszbatimin e marrëveshjeve tashmë të arritura.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Presidenti Thaçi: UÇK-ja i kishte ndërmjet 13 mijë dhe 15 mijë ushtarë

Presidenti Thaçi: UÇK-ja i kishte ndërmjet 13 mijë dhe 15 mijë ushtarë

Momenti i arrestimit për ryshfet të zyrtarit komunal të Gjilanit

Momenti i arrestimit për ryshfet të zyrtarit komunal të Gjilanit

Thaçi kundër Haradinajve rreth numrit të pjesëtarëve të UÇK’së: S’kishte më shumë se 13 -15 mijë ushtarë

Thaçi kundër Haradinajve rreth numrit të pjesëtarëve të UÇK’së: S’kishte më shumë se 13 -15 mijë ushtarë

Berisha: Krimet e Rënda po shkatërrohen për të mbuluar trafiqet dhe orgjitë e pushtetit

Berisha: Krimet e Rënda po shkatërrohen për të mbuluar trafiqet dhe orgjitë e pushtetit

Haradinaj: Nuk marr pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje të Kosovës

Haradinaj: Nuk marr pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje të Kosovës

Qeveria shqiptare jep tjetër tender për karburantin, pritet që çmimi të rritet sërish

Qeveria shqiptare jep tjetër tender për karburantin, pritet që çmimi të rritet sërish

Kemi ardhur në këtë ditë, Thaçi shpreson ta takojë Presidentin amerikan dhe ta pyes për ndarjen e vendit

Kemi ardhur në këtë ditë, Thaçi shpreson ta takojë Presidentin amerikan dhe ta pyes për ndarjen e vendit

Limaj përkujton Lec Gradicën, thotë se vdiq duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë

Limaj përkujton Lec Gradicën, thotë se vdiq duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë

Lirak Çelaj, zëvendësministër në MIE

Lirak Çelaj, zëvendësministër në MIE

Delawie: Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme

Delawie: Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme

Buja: Do të ngre padi ndaj Prokurorisë, me publikimin e emrave të veteranëve kanë shkelur ligjin

Buja: Do të ngre padi ndaj Prokurorisë, me publikimin e emrave të veteranëve kanë shkelur ligjin

”PISA 2018” mban nën ethe Kosovën

”PISA 2018” mban nën ethe Kosovën

Qendra e Trajnimeve në KEK rrit kapacitetet

Qendra e Trajnimeve në KEK rrit kapacitetet

Sfiduese arritja në tërësi e zbatimit të kodit telefonik +383

Sfiduese arritja në tërësi e zbatimit të kodit telefonik +383

Ministri Hamza vlerëson lartë ndihmën dhe kontributin e Suedisë për Kosovën

Ministri Hamza vlerëson lartë ndihmën dhe kontributin e Suedisë për Kosovën

Qytetari godet policin në Prishtinë

Qytetari godet policin në Prishtinë