Sokoli: Unë do ta kisha inkuadruar Salahun nga minuta e parë

E publikuar: 16/06/2018 00:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i njohur kosovar me renome ndërkombëtare, Bylbyl Sokoli, ka folur për vendimin e trajnerit të Egjiptit për të mos inkuadruar Mohamed Salahun në ndeshjen ndaj Uruguait.

Egjipti ishte një minut larg prej barazimit ndaj Uruguait, në një ndeshje ku tekniku vendosi të mos inkuadrojë superyllin e Liverpoolit.

Bylbyl Sokoli në Duelin e Botërorit sqaroi se vendimi i trajnerit të Egjiptit nuk është një vendim që ai personalisht e preferon.

“Unë do ta kisha inkuadruar nga minuta e parë. Sepse nëse ai mund të luaj, do të performojë për ekipin, por nëse lëndohet, është një zëvëndësim që do të bëhet”.

“Nëse lojtari i lënduar inkuadrohet si zëvëndësues dhe më pas nuk mund të vazhdojë, janë dy zëvëndësime të realizuara dhe kjo më pas është hendikep”, u shpreh Sokoli në emisionin “Dueli i Botërorit” në TV Dukagjini.

Egjipti ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Rusisë në kërkim të një fitore për të shpresuar për kualifikim.

Ndiqni emisionin e plotë: