Slack ngriti raund investimi nga Sotfbank, kompania vlerësohet me 5.1 miliard dollar

E publikuar: 18/09/2017 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Slack ngriti një tjetër investim të bujshëm i cili e vlerëson kompaninë në 5 miliard dollar, një financim i drejtuar nga Softbank kompani e cila po investon në çdo drejtim.

Ky financim duket se vjen nga fondi 100 miliard dollarësh i investimeve të Softbank duke hedhur para tek disa prej ikonave të Luginës së Silikonit.

Investimi në Slack përllogaritet në 250 milion dollar. Ai siguron kompanisë mbështetjen e nevojshme për tu përqendruar edhe njëherë tjetër teka aplikacioni i cili po rritet me shpejtësi dhe po tërheq vëmendje të lartë.

Lajme për një raund investimesh rekord në Slack filluan në Korrik. U raportua se kompania kishte tërhequr vëmendjen e Amazon e cila thuhej se ishte gati të ofronte 9 miliard dollar.

Në fillim të këtij muaji kompania tha se ka 6 milion përdorues aktivë dhe kaloi shifrën e 200 milion dollar të ardhurave në vit. Vitin e kaluar edhe Microsoft kishte shprehur interes për blerjen e kompanisë për 8 miliard dollar. /PCWorld Albanian