Skuadra e tij nuk fiton, tifozi i nervozuar grushton televizorin – gruaja e shikon me habi (Video)

E publikuar: 23/01/2019 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një tifoz futbolli grushton një ekran televiziv, i zemëruar pasi ekipi i tij nuk fitoi ndeshjen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të filmuara në një vend që besohet të jetë në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se si një entuziast sportiv u bë i çmendur kur loja nuk përfundoi ashtu siç do të donte ai.

Ndërsa ai e godet me grusht televizorin e sheshtë, ekrani bie në dysheme.

E një grua, e cila shihet në dhomë me të, vështron me mosbesim dhe habi atë që shihte. /Telegrafi/