Skandal: Mbyllet hapësira ajrore, Kontrollit Ajror i bllokohen xhirollogaritë

E publikuar: 01/04/2015 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kontrolli Ajror “Adem Jashari” rrezikon të mbyllet! Indeksonline nga burime të sigurta merr vesh se rreth 150 punëtor të Kontrollit Ajror kanë mbetur pa i marrë pagat e marsit, pasi që janë bllokuar xhirollogaritë si pasojë e zbatimit të vendimit të gjykatës nga përmbaruesit privat.

“Përmbaruesit privat e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës për shpronësimin e tokave në aeroport në vitin 2003 dhe kjo ka rezultuar me bllokimin e xhirollogarive të Kontrollit Ajror, duke lënë pa paga rreth 150 punëtorë”, kanë thënë burime të Indeksonline.

Një gjë e tillë mund të bllokojë punën e Aeroportit “Adem Jashari”, pasi që të gjitha fluturimit mund të pezullohen nëse punëtorët hyjnë në grevë për t’i kërkuar pagat.
Po ashtu bllokimi i Kontrollit Ajror mund të ndërpresë shërbimet edhe për KFOR-in.

Ditë më parë në media është publikuar edhe një letër dërguar disa ministrive nga ana e Kontrollit Ajror, me anë të të cilës kërkohej mbështetje financiare, në të kundërtën do të mbyllej hapësira ajrore.

Të kujtojmë që ne vitin 2006 kontrolloret ishin futur në grevë për të kërkuar rritjen e pagave, e sigurish se tash kanë edhe më shumë arsye që ta bëjnë një gjë të tillë.
Indeksonline nuk ka mundur ta merr një qëndrim zyrtar nga Kontrolli Ajror lidhur me bllokimin e xhirollogarive. /Indeksonline/