Sikur të mungonin kamerat e sigurisë, askush nuk do të besonte se kuletën ia vodhi një qen (Foto)

E publikuar: 06/09/2018 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burri që po luante me letra në një lokal në Annhui të Kinës, mbeti i habitur kur kuptoi identitetin e fajtorit që i vodhi kuletën.

Ai e kishte raportuar rastin në polici, pasi i mungonte letërnjoftimi, kartelat e bankës dhe para në vlerë të 20 eurove, transmeton Telegrafi.

Më të kontrolluar materialet e kamerave të sigurisë, hetuesit gjetën të dyshuarin – një qen me pamje shumë të pafajshme.

Me t’i rënë kuleta në dysheme, qeni ka hyrë dhe e ka marrë, ndërsa asnjëri prej tyre nuk e kishte vërejtur. Fillimisht, ai ka menduar se shokët po i bëjnë ndonjë lojë, derisa nuk është bindur dhe të raportoi rastin.

Raportohet se qeni që banon në një shtëpi në fqinjësi me lokalin, e kishte hedhur kuletën në një skaj të rrugës. Kur u gjet, brenda nuk mungonte asgjë.

Qeni duke u larguar nga lokali

“Paratë iu pëlqejnë edhe qenve” si dhe “si do të dënohet ky kryerës i veprave të lehta penale”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Policia ka hequr dyshimet, se qeni të jetë trajnuar të kryej vjedhje kuletash, duke e konsideruar vetëm një veprim të momentit. /Telegrafi/