Si të kuroheni nga gërhitja në kushte shtëpiake

E publikuar: 01/05/2018 08:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dr. Andrew Thornber, thotë se çelësi është ndryshimi i stilit të jetës. Këto janë këshillat për të ndaluar gërhitjen në mënyrë natyrale, transmeton tch.

1. Shmangni alkoolin dhe duhanin

Të pish para se të flesh të shton më shumë të gërhiturat. Edhe duhani gjithashtu, irriton membranën e hundës dhe fytit, duke bllokuar rrugët e ajrit.

2. Humbni pak peshë

Nëse jeni pak mbipeshë, atëherë indet e qafës bëhen të rëndë dhe gërhisni më shumë. Duke humbur pak peshë edhe indet e qafës hollohen dhe ndihmojnë në reduktimin e gërhitjes.

3. Mbajeni dhomën të lagësht

Ajri i thatë nuk ndihmon as hundën e as fytin, kështu që mbajeni dritaren pak të hapur.

4. Provoni shiritat e hundës

Shiritat ndihmojnë në hapjen e hundës, të ndihmon të marrësh frymë më lehtë dhe të lehtësosh të gërhiturat.

5. Përdorni produkte me mente

Masazhoni pak vaj menteje përreth hundës dhe ju ndihmon të hapni vrimat e hundës për të marrë frymë më mirë.