Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

E publikuar: 10/07/2019 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy homologët, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishin të fundit që ranë pre e dy komedianëve rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov që duke u shtirur si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, folën me ta për çështje të rëndësishme nëpër të cilat po kalon rajoni. Ishte Zaev ai që foli edhe për çështjen e territoreve, duke treguar se kush qëndron prapa kësaj ideje, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ai i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dy ranë pre e dy komedianëve rus, Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, që duke përdorur identitete të rreme të liderëve të shteteve, telefonojnë personalitete të njohura, duke biseduar me to për tema të ndryshme.

Vetëm një ditë më parë është bërë e ditur se Zaev përmes një telefonate që mori nga të dy këta, duke menduar se po fliste me ish-presidentin e Ukrainës Petro Poroshenkon foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë.

Në një telefonatë që është publikuar në faqen e dy komedianëve në YouTube, Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve kanë rënë dakord edhe dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Duke dhënë tutje detaje Zaev është deklaruar se kjo nënkupton që Kosova t’ia jep Serbisë 10 komuna.

Të martën në një konferencë për shtyp Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar, derisa u shpreh i lumtur se është në një shoqëri të mirë me të mashtruarit, ku marrin pjesë presidenti francez Macron, shefi i NATO-s Stoltenberg dhe këngëtari Elton John.

Zaevi tregoi gjithashtu se ai ua kishte dhënë humoristëve rusë numrin e telefonit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se “është e natyrshme që t’ua hapë numrat e telefonit të liderëve rajonalë” komedianëve rusë.

Komedianët si duket kanë folën edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi morën numrin e tij nga Zaevi.

Megjithase audio nga ajo bisedë nuk është publikuar ende, ishte bërë e ditur se edhe kryeministri Haradinaj kishte rënë pre e komedianëve nga telefonata e rrejshme ku këta ishin prezentuar në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko.

Haradinaj, pati bërë të ditur se e përkrahë “mikun e tij”, Petro Poroshenkon për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë dhe se kryeministrit të ardhshëm, Vovan Lexusov i dëshiron të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën.

Realisht, emri i kryeministrit “Vovan Lexusov” është një emër i rremë, respektivisht është kombinim i emrave të dy komedianëve Vovan dhe Lexus .

Haradinaj, i është përgjigjur telefonatës të rremë kinse nga Poroshenko përmes një shkrimi në Tëitter duke mbështetur Poroshenkon për president dhe duke thënë se Vovan Lexusov (një emër i rrem) duhet të bëhet kryeministër i Ukrainës.

“E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimeve euroatlantike. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperitetit”, kishte shkruar Haradinaj.

Të parit të Qeverisë së Kosoëvs iu ishte premtuar edhe se Kosova do të njihet nga Ukraina, nëse Poroshenko fiton zgjedhjet presidenciale.

Komedianët e kishin konfirmuar se kanë biseduar me Haradinaj në një prononcim për agjencinë ruse të lajmeve Ria Novosti, derisa kishin thënë se një gjë e tillë kishte ndodhur tre herë.

Lexus dhe Vovan njihen si dy burrat më të çuditshëm në Rusi. Dyshja emrat e të cilëve janë, Alexei Stolyarov dhe Vladimir Kuznetsov njihen si “prank callers” (thirrësit mashtrues), së fundmi kanë mashtruar këngëtarin, Elton John dhe presidnetin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kritikët, megjithatë, dyshojnë se prapa çiftit qëndron një sekret i errët, me dyshimin se kanë lidhje me shërbimin e sigurisë të Rusisë.

Dyshja morri vëmendjen e mediave, kur dy komedianët arritën t’a bindin politikanen Nadezhda Savchenko – një ukrainase e cila akuzohet në Rusi për vrasjen e dy gazetarëve rus, që të ndalë grevën e urisë.

Përmes një letre të rrëm dhe thirrjeve telefonike, dyshja bindën avokatët e Savchenkos se presidenti ukrainas, Petro Poroshenko u kishte bërë një kërkesë personale që ajo të ndalonte grevën e urisë.

Vovan dhe Lexus, emrat me të cilët ata njihen, në të kaluarën kanë thirrur persona të famshëm si Elton John duke pretenduar se janë Putini, dhe duke premtuar se do të reformojnë qasjen ruse në ligjet e LGBT-së. Artisti, Elton John një kritik i ashpër i ligjeve të Rusisë mbi “propagandën e homoseksualëve” më parë kishte thënë se donte të takohej me presidentin rus për të folur për të drejtat e homoseksualëve dhe ishte i kënaqur kur u shfaq dëshira e tij u bë e vërtetë.