Si është qeverisur Drenasi në këto 16 vjet?

E publikuar: 03/12/2016 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drenasi prej përfundimit të luftës në Kosovë udhëhiqet gati krejt prej një partie politike. Kështu, PDK ka fituar deri në 90 për qind të votave në këtë komunë. Më së paku vota Partia e themeluar nga Hashim Thaçi doli në zgjedhjet e fundit duke marrë vetëm 63 për qind të votave. Nesër do të dihet nëse do të marrë fund dominimi i PDK’së për një dekadë e gjysmë në .

Prej se mbahen zgjedhje në Kosovë, në Drenas, sikurse edhe në disa komuna tjera, e ka udhëhequr vetëm një parti politike. Ajo është Partia e themeluar nga Hashim Thaçi dhe e cila vazhdon të mbetet në pushtetin qendror prej vitit 2007.

Por, cilat janë shifrat e PDK’së prej përfundimit të luftës në Drenas?

Këto shifra tregojnë dominim e Partisë që aktualisht udhëhiqet prej Kadri Veselit.

Kështu, në zgjedhjet e para komunale të 28 tetorit të vitit 2000, PDK kishte fituar 84 për qind të votave në këtë komunë, LDK kishte 13 për qind.

Dy vite më vonë, më 2002, PDK përsëri kishte fituar në këtë qytet me dy për qind më pak vota se sa në zgjedhjet e para. Kështu, Partia e Thaçit kishte marrë 82 për qind të votave apo 17 mijë e 313 votues. Në këto zgjedhje, LDK kishte marrë 11 për qind të votave,m n

Në vitin 2007, PDK kishte fituar 66 për qind të votave derisa LDK kishte marrë vetëm 4.3 për qind, AAK 7.6 për qind, AKR 4.2 për qind.

Në zgjedhjet e vitit 2004, PDK kishte marrë 76.96 të votave apo 18 mijë e 468 vota, LDK kishte marrë 8.65 për qind, AAK 7.16.

Ndërsa, dy vite më vonë, kur ishin mbajtur zgjedhjet lokale, për zgjedhjen e Kryetarit drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve, Nexhat Demaku kishte fituar edhe më shumë vota se në vitin 2007.

Më 2009, Demaku ishte zgjedhur Kryetar Komune me 90.5 për qind të votave apo 24 mijë e 479 votues kishin dhënë votën për te. Partia e dytë ishte AAK dhe kandidati i saj, Halil Kuliqi me 9.46 të votave. Partitë tjera s’kishin marrë fare vota në këtë komunë në zgjedhjet e para pas pavarësisë.

Por, cilat ishin rezultatet e zgjedhjeve të fundit?

PDK me Nexhat Demakun kishte fituar në raundin e parë derisa pas saj ishte kandidati i Partisë së Fatmir Limajt. LDK kishte dalë e treta kurse Vetëvendosje e katërta. Sivjet kjo parti s’ka fare kandidat për të parin e Drenasit, shkruan Express.

Kështu, në zgjedhjet e mbajtur më 2013, Nexhat Demaku kishte fituar në raundin e parë me 63.44 për qind derisa i dyti ishte renditur kandidati i NISMA’s Izet Ibrahimi me 24.33 për qind të votave.

Kandidati i LDK’së, Izet Avdyli ishte i treti me 5 për qind derisa Shaban Hasi i AAK’së me 4 për qind.

Partia e Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit në Drenas kishte marrë vetëm 3.17 për qind të votave.

Zgjedhjet në Drenas mbahen më 4 dhjetor derisa mandati i Kryetarit të ri do të jetë vetëm deri në vitin e ardhshëm kur edhe mbahen zgjedhjet lokale në krejt Kosovën. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas po mbahen pasi Gjykata ka dënuar Nexhat Demakun për krime lufte.