Si duket pa grim aktorja e njohur

E publikuar: 30/10/2018 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emri i saj është i njohur në mbarë botën.

Mila Kunis është fotografuar gjatë javës larg angazhimeve profesionale, ajo kishte dalur për një vrapim në Los Angjelos e veshur në tuta dhe atlete.

Ajo që ra në sy ishte edhe pamja pa grim e aktores e cila u shfaq pa grim, kjo nuk është hera e parë pas që Kunis shfaqet pa grim, aktorja njihet për thjeshtësinë dhe modestinë e saj.

Ndryshe, 35 vjeçarja së fundi ishte e angazhuar në promovimin e filmit të ri ‘ The Spy Who Dumped Me’ i cili u dha premierë me 3 gusht.

Mila Kunis ka festuar tre vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Ashton Kutcher në korrik të këtij viti, çifti së pari u njoftuan gjatë xhirimeve të serialit ‘That 70s’ në vitin 1998, ata së bashku kanë dy fëmijë, vajzën Wyatt , dhe djalin Dimitri./Indeksonline/