Shumica parlamentare e ‘Qeverisë Hoti’ sërish dështon të votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

E publikuar: 28/09/2020 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka dështuar përsëri votimi për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Shumica parlamentare e koalicionit qeverisës sërish ka dështuar të sigurojë votat e shumicës së thjeshtë të 61 deputetëve për të votuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.Vetëm 48 deputetë i ka pasur qeveria Hoti për të votuar njërën prej projektligjeve më të rëndësishëm për qytetarët.“Vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim, rrjedhimisht nuk ka kuorum të mjaftueshëm”, tha ajo.