Shumë punë për heqjen e vizave

E publikuar: 14/04/2015 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku është mbushur optimizëm se brenda tre muajve Qeveria e Kosovës do t’i implementojë të gjitha kriteret që dalin nga Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Madje, vetëm gjatë këtij muaji, Çollaku u ka premtuar përfaqësuesve të Francës dhe atyre të Italisë se Kosova deri në qershor do t’i përmbushë të gjitha kriteret e mbetura për heqjen e vizave, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, për këtë optimizëm përfaqësuesit e opozitës dhe ata të shoqërisë civile thonë se deklarata e ministrit më shumë është politike sesa realiste.

Madje, ata thonë se për t’i përmbushur kriteret deri në qershor duhet të miratohen një sërë ligjesh, të cilat nuk janë sjellë akoma nga Qeveria. /Zëri/