Shumë biznese në Luginë të Preshevës mbyllën, arsyeja taksa 100 për qind

04.12.2019 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shumë biznese në Luginë të Preshevës mbyllën, arsyeja taksa 100 për qind

Shumë biznese në Luginë të Preshevës kanë reduktuar numrin e punëtorëve ose janë mbyllur në tërësi, që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kërkesa e Luginës, që për bizneset shqiptare mos të aplikohet taksa, nuk është pranuar nga Prishtina zyrtare.

Qumështorja Doda në Komunën e Preshevës, në jug të Serbisë, është nga bizneset e shumta që pësoi humbje në taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Deri para vendosjes së taksës një vit më parë, qumështorja Doda, ka eksportuar mbi 70 për qind të produkteve në tregun e Kosovës. Qumështorja është në fazën e mbijetesës. Nga 14 punëtorë tashmë janë vetëm 8.

Pronari i qumështores thotë se përveç humbjeve që i pësoi biznesi i tij, të prekur janë edhe 120 fermerët me të cilët bashkëpunon ai.

“Ata [fermerët] janë njerëz që kanë pësuar më së shumti [humbje], pasi që në vend që të grumbullojnë qumështin për çdo ditë, ne grumbullojmë qumështin në tre apo katër ditë në javë për shkak të sasisë së kufizuar të shitjes së produkteve tona. Ata kanë burimin kryesor të jetesës dhe janë atakuar me këtë problem dhe janë ballafaquar me problemin e ekzistencës”, tha Muamer Mehmeti.

Vlera e eksportit në vit të produkteve të Serbisë në Kosovë ka rënë në 4 milionë nga 400 milionë sa ishte para taksës. /REL



Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Thaçi: Propozoj si mandatar për të formuar Qeverinë, Albin Kurtin

Thaçi: Propozoj si mandatar për të formuar Qeverinë, Albin Kurtin

Krasniqi, akuzon rëndë Albin Kurtin

Krasniqi, akuzon rëndë Albin Kurtin

Presidenti Thaçi përshëndet hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Presidenti Thaçi përshëndet hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Mimoza Kusari për Infosot, e bënë të ditur se kush e bllokoi lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

Mimoza Kusari për Infosot, e bënë të ditur se kush e bllokoi lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

20 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur nga sëmundjet e kancerit në vitin 2019

20 punëtorë të KEK-ut kanë vdekur nga sëmundjet e kancerit në vitin 2019

Tërheqje të njohjeve kanë rritur zemërimin në Prishtinë dhe ambiciet në Beograd, diplomacia e ryshfetit

Tërheqje të njohjeve kanë rritur zemërimin në Prishtinë dhe ambiciet në Beograd, diplomacia e ryshfetit

Pa marrëveshje me LDK’në, VV-ja propozon Albin Kurtin mandatar për kryeministër

Pa marrëveshje me LDK’në, VV-ja propozon Albin Kurtin mandatar për kryeministër

Arrestohen dy të dyshuarit në Fushë-Kosovë, u  përleshen fizikisht

Arrestohen dy të dyshuarit në Fushë-Kosovë, u përleshen fizikisht

Shefja e FMN-së: Sistemi financiar të bëhet më gjithëpërfshirës

Shefja e FMN-së: Sistemi financiar të bëhet më gjithëpërfshirës

Kërcënimet kryesore të vitit 2020

Kërcënimet kryesore të vitit 2020

Palestra sportive në Istog është kthyer në gjendje të rëndë, nisi të ndërtohej më 2004, punimet po vazhdojnë edhe në këtë vit!

Palestra sportive në Istog është kthyer në gjendje të rëndë, nisi të ndërtohej më 2004, punimet po vazhdojnë edhe në këtë vit!

Jep tender rreth 300 mijë euro ministria që drejtohet nga Lekaj

Jep tender rreth 300 mijë euro ministria që drejtohet nga Lekaj

Kush është fajtor për infertilitet, gruaja apo burri?

Kush është fajtor për infertilitet, gruaja apo burri?

Dy grabitës qëlluan me armë burrë e grua në Tiranë, policia jep detajet

Dy grabitës qëlluan me armë burrë e grua në Tiranë, policia jep detajet

Kryesia e re e Kuvendit nesër mblidhet për herë të parë

Kryesia e re e Kuvendit nesër mblidhet për herë të parë

Ushtria amerikane vihet në gadishmëri, ka një planifikim për sulm ndaj bazës së SHBA-ve në Gjermani

Ushtria amerikane vihet në gadishmëri, ka një planifikim për sulm ndaj bazës së SHBA-ve në Gjermani