Shuma marramendëse që merr Beyonce nga vetëm një postim në Instagram

E publikuar: 08/04/2017 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbretëreshë e padiskutueshme e muzikës pop dhe një artiste e kompletuar, e cila bën pjesë në dhjetë femrat më të pasura në botë dhe që tashmë është një minierë ari edhe në rrjetet sociale.

Beyonce sipas “D’Marie Analytics”, kompani që bën statistikat në rrjetet sociale, është personi me më shumë ndikim në Instagram. Çdo postim i saj vlen më shumë se 1 milionë dollarë.

Ajo renditet në vendin e 22 mes personave më të ndjekur në rrjetet sociale. “Fakti që publikon pak gjëra, por ekskluzive e çmend publikun”, tha drejtori i “D’Marie Analytics”, Frank Spadafora.

Popullariteti i këngëtares bëri bujë në fillim të vitit, ku nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram, lajmëroi se ishte shtatzënë dhe priste binjakë.

Postimi arriti 6 milionë e 335 mijë pëlqime, në më pak se tetë orë, duke shënuar një rekord absolut.