Shqiponja sulmon dhe rrëzon dronin (Video)

E publikuar: 22/01/2018 00:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Micah Hatcher po filmonte peisazhet e një shkretëtire në Utah të Shteteve të Bashkuara, kur papritmas droni iu sulmua nga një shqiponjë.

Goditja e fuqishme ka bërë që pajisja të dëmtohet keq dhe të bie nga afro 40 metra lartësi, transmeton Telegrafi.

“Kjo tregon se sa të shpejta dhe të paparashikueshme janë shqiponjat. Sikur erdhi nga askund dhe sulmoi atë që iu duke si rival apo pre e mundshme”, ka thënë Hatcher.

Më poshtë mund të shihni sulmin e befasishëm, ndërsa shpeza grabitqare shfaqet brenda një sekonde dhe zhduket sërish. /Telegrafi/