Shqipëria vë në dispozicion 254 milionë euro për “Rrugën e Arbrit”

E publikuar: 11/08/2017 06:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në Shqipëri ka hapur të enjten zyrtarisht garën për dhënien me koncesion të “Rrugës së Arbrit”, e cila lidh Tiranën me Dibren.

Kontrata do të jepet në formën e partneritetit publiko-privat (PPP), ku subjekti që do të rezultojë fitues do të ndërtojë, operojë dhe mirëmbajë këtë aks kombëtar.

Kompania e cila do të shpallet fituese për këtë vepër, do të nënshkruajë një kontratë 13-vjeçare me Qeverinë, kohë pas së cilës “Rruga e Arbrit” i kalon në administrim shtetit.

Ofertat për këtë projekt me rëndësi madhore do të mundë të paraqiten deri në datën 2 tetor, ndërsa fondi i vënë në dispozicion përmes projektit “1 Miliard Euro” është 33.6 miliardë lekë, ose rreth 254 milionë euro./koha.net/