Shpiket prezervativi që zbulon infeksionet seksualisht të transmetueshme

E publikuar: 24/06/2015 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup adoleshentësh në Londër kanë shpikur një lloj prezervativi i cili shkëlqen kur zbulon një infeksion seksualisht të transmetueshëm. Ky lloj kondomi u krijua nga 3 studentë të Akademisë Isaac Newton në Londër.

Prezervativi shkëlqen kur bie në kontakt me bakteret që lidhen me viruset më të zakonshme, të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm.

Ai merr nuanca të ndryshme, në varësi të bakterit që zbulon. Jeshil për Klamidian, të verdhë për Herpes, vjollcë për virusin që shkakton lythat gjenital dhe blu për Sifilizin.

Muaz Nawaz, 13 – vjeç, Daanyaal Ali, 14- vjeç dhe Chirag Shah – 14 – vjeç fituan me këtë shpikje çmimin e parë në TeenTech Awards.