Shpëtohet me vështirësi vogëlushja që ra në kanalin e kafazit të pandave (Foto)

E publikuar: 11/02/2019 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizitorët e një kopshti zoologjik në Sichaun të Kinës, janë vënë në ndihmë të një vogëlusheje, e cila ra pa dashje në kanalin e një kafazi të pandave.

Ata shfrytëzuan një shkop në të cilin u kap pesëvjeçarja dhe arriti të dilte jashtë, me shumë vështirësi, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ra dy metra poshtë dhe mbeti në ujë, shpëtoi pa ndonjë lëndim dhe tani gjendja e saj është e sigurt.

Në anën tjetër, pandat shikuan të hutuar se çfarë ndodhte para tyre, duke mos bërë ndonjë sulm nda vizitores së pazakonshme. /Telegrafi/