Shpejtim Bulliqi dorëhiqet nga LDK

E publikuar: 03/08/2019 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka zyrtarizuar sot dorëheqjen nga kjo parti.

“Po është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje”, ka thënë shkurt ai përmes telefonit për klankosova.tv.

Bulliqi nuk ka dhënë detaje rreth dorëheqjes, por që mësohet se lidhen me mbajtjen e kuvendit të sotëm zgjedhor dhe zgjedhjen për herë të tretë të Isa Mustafës në krye të partisë.

Pakënaqësitë ai i kishte shprehur edhe në legjislaturën e kaluar sa ka qenë deputet, duke kundërshtuar ashpër procesin e demarkacionit me Malin e Zi, pro të cilit ishte tash ish partia.

Në ditën që Ramush Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër më 2017 e kishte emëruar atë kryetar të Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.