Shoqen më të mirë e ka një pulë, bëri edhe një tatuazh me fytyrën e saj (Video)

E publikuar: 10/02/2019 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Angel Muiri nga Melbourne e Australisë, shoqen më të mirë e ka një pulë, me të cilën del për shëtitje, shkon në plazh dhe shikojnë së bashku televizion – madje, ka bërë edhe një tatuazh me fytyrën e saj.

Shpezën trevjeçare që eka quajtur Chookie, ajo e adoptoi para 18 muajsh, kur një veteriner i tregoi se është pa shtëpi dhe që atëherë ato krijuan një lidhje shumë të afërt, transmeton Telegrafi.

Gjatë tërë kohës ajo e ndjekë pronaren nëpër shtëpi, ndërsa i ulet në prehër dhe dëshiron të ledhatohet. Ato shkojnë së bashku në plazh, ku Chookie kërkon për ndonjë ushqim, ndërsa dalin bashkë edhe në pazar, ku habitet duke parë njerëzit e shumtë.

“Kam shumë pula që rrinë në oborr, por kjo është disi për të jetuar brenda. Jemi dy shoqe të mira, që bëjmë gjithçka bashkë” ka thënë Muiri.

Meqenëse e dol shumë këtë pulë dhe tatuazhet, vendosi që ta bënte tatuazh fytyrën e shpezës së saj të preferuar. /Telegrafi/