Shokohen banorët e BB8, “Tea : Jam lezbike…”

E publikuar: 07/04/2015 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tea dhe Fisniku dalin në oborr për të pirë cigare. Tea merr shkas nga reagimi i banorëve në lidhje me historinë e Eleonorës dhe i thotë Fisnikut se ka vendosur që t’u thotë banorëve se është lesbike. Fisniku i kërkon që të mos e bëjë këtë gjë, pasi do krijojë debate të kota. Ajo e ka vendosur që do të shohë reagimin e banorëve lidhur me këtë çështje.

Pas shëtitjes me Fisnikun, ajo shkon në dhomën e gjumit dhe flet me Marian. Ajo i tregon se ka folur shumë për veten në shtëpi, por askujt nuk i ka thënë për prirjen e saj seksuale. “Unë jam lesbike” thotë Tea. Maria e merr shumë seriozisht rrëfimin e Teas. Ajo i bën disa pyetje duke e nisur me “kur e ke kuptuar se ke këtë prirje dhe pse ke thënë se ke pasur një raport me seksin tjetër?”. Tea i përgjigjet se e ka kuptuar që në vogëli dhe se është lidhur me mashkull për të provuar veten.

Ajo vazhdon më tej t’i thotë se ka një raport me një femër e cila nuk është Shqiptare. Maria i tregon se ajo ka 4-5 ditë që ka vënë re sjellje të çuditshme nga Tea. Maria vazhdon ta pyesë nëse është e vërtet që ajo ka lidhje me femër apo jo.

Tea duket se ka vendosur të jetë më e qartë. “Unë jam lesbike. Nuk kam pasur asnjë lidhje me femër, por kur e vura re tek vetja këtë gjë, u lidha me mashkull për të provuar veten. Nuk mund të vazhdoja dhe u shkëputa. Aty e vërtetova prirjen time seksuale.” rrëfen Tea.

Vajza nga Korça duket se e nisi si lojë për të treguar se ajo është lesbike, por tani i kërkon të këshillohet me Marian. Ajo para se të ulet në “kolltukun e rrëfimeve” të shtëpisë do të mas pulsin e banorëve dhe diskuton që ta hapi këtë temë paraprakisht.
Maria e këshillon të mos e bëjë këtë gjë, pasi do të lëndohet. Tea më në fund i thotë se e gjitha ajo që i tha është e sajuar dhe i kërkon që të luajnë bashkë. “Unë do bëj sikur flirtoj me ty” i thotë ajo Marias dhe kjo e fundit bie dakord.