Shoferi i veturës Porsche bllokon dy vende parkingu – të tjerët supozojnë se pse e bëri një gjë të tillë (Foto)

E publikuar: 07/02/2019 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shofer është sulmuar nga akuza të shumta në rrjetet sociale, për parkimin e veturës së tij Porsche në një park makinash të një supermarketi në Hull.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një veturë Porsche 911 – me vlerë deri në 164 mijë euro – u pa duke marrë dy hapësira në parkun e makinave pranë Sainsbury në Sheshin e Willerby, Hull, të mërkurën pasdite.

Shoferi e parkoi makinën super gjermane drejtpërsëdrejti mbi vijën e bardhë me qëllim që të merrte dy hapësira në një përpjekje për të mbrojtur veturën e tij nga “gërvishtja” derisa pronarët e veturave pranë tij të hapnin dyert e veturave të tyre.

Një përdorues i parkut të makinave, i cili nuk donte të tregonte emrin tha: ‘Porsche 911 që kushton shtrenjtë. Ai është parkuar ashtu si në një parking të vetin, duke dashur që të tjerët të mos e gërvishtin atë duke hapur dyert e tyre”. /Telegrafi/