Shoferi i frustruar përdor një trik për të siguruar një hapësirë parkimi – dhe pretendon se është krejtësisht ligjore (Foto)

E publikuar: 21/04/2018 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shofer i zemëruar ka zbuluar një formë të çuditshme por ligjore, që do të thotë se ai mund të parkojë afër shtëpisë së tij.

I lodhur nga pamundësia për të gjetur hapësirë për parkim, burri nga Yorkshire, Mike Devall, përcjell Telegrafi, ka vendosur të lërë një rimorkio në rrugën e tij – mbi të cilën ai vendos veturën e tij.

Mike, 55 vjeç, tha se ishte i detyruar të merrte masën drastike sepse punëtorët e Këshillit të Yorkshire mbajnë veturat e parkuara përgjatë rrugës së tij, pasi zyrat e tyre janë afër.

Dhe atij i është thënë nga policia se ajo që po bën është krejtësisht ligjore.

Ai dhe bashkëshortja Michaela, 32 vjeç, kanë luftuar për disa vjet më parë kundër “parkuesve mashtrues”, por një skemë parkimi u refuzua.

Mike, i cili zotëron një numër të pronave në rrugë, të cilën ai ua lejon qiramarrësve, ka parkuar rimorkio pranë shtëpisë së tij muajin e kaluar. /Telegrafi/