Shkëmbimi i territoreve, Kurti: Shumë politikanë kanë rënë në kurthin e Vuçiq

04.09.2019 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shkëmbimi i territoreve, Kurti: Shumë politikanë kanë rënë në kurthin e Vuçiq

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sa i përket çështjes së territoreve të Kosovës, shumë politikanë kanë rënë në kurthin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Albin Kurti është i bindur se Vetëvendosje e ka rrugën e hapur dhe marshon e sigurt drejtë 6 tetorit.

Në një intervistë për RTV Ora, Kurti pret i qetë deri në shpalljen e rezultatit zgjedhor, pasi është i bindur se Vetëvendosje do të dal partia e parë, por se nevojitet dhe dikush për partner qeveritar.

“Sondazhet na nxjerrin të parët ne prej kur Mustafa është rizgjedhur kryetar për arsye se në atë kohën për shkak se fraksione të ndryshme brenda LDK besonin se njeriu i tyre do të bëhet. Tash na nxjerrin të parët.U bënë atëherë 12 parti bashkë që të na ndalin tani ato janë shkapërderdhur dhe ne e kemi rrugën hapur. Nuk janë më”, tha ai.

Ai thotë se për fushatën po kujdeset jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në Tiranë.

“Po jemi të interesuar për të gjithë qytetarët nga Shqipëria që kanë edhe nënshtetësi të Kosovës, ose së paku njërin prind nga Kosova, ose kanë lindur vetë dhe nuk janë shtetas ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar me 6 tetor ku kjo situatë që e keni quajtur historike do të mund të bëhet e tillë me fitoren tonë.

Bashkatdhetarët tanë në mërgatë kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet në Kosovë, shumë nuk e dinë. Besojnë se nëse nuk janë nënshtetas nuk e kanë të drejtë. Komisioni i Zgjedhjeve në Kosovë nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë për shkak se edhe na kanë penguar në amendimin e ligjit që do të mundësonte të votohej në Ambasadat dhe Konsullatat e Kosovës në botë.

Ata e dinë se çfarë mund të gjejnë në ato kuti votimi.Edhe në Shqipëri ka shumë shqiptarë që vinë nga Kosova, pse jo të mos vinë të votojnë. 1/3 e popullsisë së Kosovës nuk janë më banorë të Kosovës për shkak se kanë emigruar për arsye politike dhe ekonomike në faza të ndryshme”, thotë ai.

Kreu i VV-së, Albin Kurti thotë se ka ardhur koha për të hapur një kapitull të ri për vendin.

“Kanë ndryshuar shumë gjëra në Kosovë, disa prej tyre për shkak të punës sonë, disa për shkak të mbrapshtive të pushtetit. Ne kemi ndryshuar për mirë dhe qytetarët na mbështesin si asnjëherë më parë. Në 2017 kemi dyfishuar votat tona, tani nuk kemi nevojë të dyfishohemi sërish për të fituar, mjafton të rritemi edhe një duzinë për qindje (12%) për të hapur një kapitull të ri jo më me emigrim të rinjve por punësim, jo me defiçit tregtar por zëvendësim të importeve me shtim të eksportit, jo më me korrupsion dhe nepotizëm në institucione por me qeverisje të mirë dhe shtet zhvillimor. Tashmë ka ardhur koha dhe të gjithë kemi ndryshuar për të mirë”.

I bindur te fitorja, Kurti e ka gati edhe planin qeveritar, madje edhe zbulon se cili do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së tij.

“Një ndër vendimet e para që do të marrim është krijimi i fondit sovran për Republikën e Kosovës i cili ja merr ndërmarrjet publike qeverisë, nga 17 vetëm 3 operojnë pa humbje. Në anën tjetër ja merr Agjencisë Kosovare të Privatizimit ndërmarrjet shoqërore. I vendos bashkë në këtë fond sovran, ndërpren privatizimin e egër dhe në vend të tij mund të shesim aksionet e këtyre ndërmarrjeve të ristrukturuara që kanë një kryeshef ekzekutiv, të marrim një vajzë ose djalë të re nga mërgata që ka përvojë në financat globale.Nuk mund ta bëjmë brenda natës, por brenda mandatit të parë me siguri.

Ky kryeshef të jetë i lidhur drejtëpërdrejtë me Kuvendin dhe ti japë llogari. Ky fond sovran i kombinuar me Bankën Zhvillimore të Kosovës do të na nxjerrë nga kriza ekonomike.Në Kosovë interesi në depozita është 1%, kreditë e kamatave 7%. Kemi 3.2 miliardë euro depozita, kursime të kosovarëve. 10 banka, nga të cilat 8 janë të huaja dhe 3 prej të cilave kontrollojnë 3/4 e kapitalit bankar japin vetëm 2.7 miliardë euro kredi. Prodhuesit tanë janë përtokë, kanë marrë kredi që janë si fajde me letra në bankat komerciale. Banka Zhvillimore është e domosdoshme për të lehësuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që duke mos u rritur në Kosovë janë mikrondërmarrje. Duhet të dalim nga kurthi i mbijetesës për bizneset tona sepse nuk mund ti punësojmë të gjithë në zyra shteti”, sqaroi ai.

“I vetmi garancion në Kosovë që Partia Demokratike e Kosovës të mbetet në opozitë, është fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, s’ka garancion tjetër. Natyrisht që ne e preferojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës, por duhet ta shohim se kush po fiton aty prej deputetëve”, tha ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa premton mbështetje për prodhimet vendore

Mustafa premton mbështetje për prodhimet vendore

Amerikanët nxjerrin teknologjinë e fundit- avioni që do të mbretërojë qiellin dhe do të mbjellë frikë!

Amerikanët nxjerrin teknologjinë e fundit- avioni që do të mbretërojë qiellin dhe do të mbjellë frikë!

Hoti konfirmon takimin me delegacionin amerikan

Hoti konfirmon takimin me delegacionin amerikan

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

Trump: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë – (Video )

Trump: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë – (Video )

Nga një muaj paraburgim ndaj 30 të pandehurve për kontrabandë në Karaçevë

Nga një muaj paraburgim ndaj 30 të pandehurve për kontrabandë në Karaçevë

Ambasada amerikane jep detaje të vizitës së Grenell në Kosovë

Ambasada amerikane jep detaje të vizitës së Grenell në Kosovë

Drosopulos: Nepotizmi pamundëson luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë

Drosopulos: Nepotizmi pamundëson luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë

Maqedoni e Veriut: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të domosdoshme

Maqedoni e Veriut: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të domosdoshme

2 viktima dhe 61 raste të reja me COVID-19

2 viktima dhe 61 raste të reja me COVID-19

Zemaj: Po komunikojmë me OBSH-në për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19

Zemaj: Po komunikojmë me OBSH-në për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19

Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia është një partnere strategjike

Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia është një partnere strategjike

LVV: Hoti ka një besim naiv që mund ta ndaj ekonominë nga politika

LVV: Hoti ka një besim naiv që mund ta ndaj ekonominë nga politika

​Gastronomet thyejnë pjata para Qeverisë (Foto)

​Gastronomet thyejnë pjata para Qeverisë (Foto)

Stacioni i autobusëve humbi gjysmë milion euro për shkak të pandemisë

Stacioni i autobusëve humbi gjysmë milion euro për shkak të pandemisë

Ndalohet kinezi që tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë

Ndalohet kinezi që tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë