Shabani tregon pse shumë investues të jashtëm janë largue prej Kosove (video)

E publikuar: 10/01/2018 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Shoqates se Miqesise Franko-Shqiptare ne France, Tahir Shabani, i ftuem ne Dite Mbas Dite të TV Rrokum, ka thane se duhet me pase ekspertë te deshmuem qe e perfaqesojne Kosoven ne nivele ambasadoresh dhe pozitave tjera diplomatike.

Shabani ne vazhdim ka fole per gadishmenine e shume vendeve qe me i prite komisionet parlamentare te Kosoves, ne menyre qe me promovue Kosoven.

“Duhet lobim konkret ne vendet qe nuk e kane njofte Kosoven e qe nuk ka njohuni te bollshme per Kosoven”.

Simbas tij, pjesa e lobimit nuk asht veç e Ministrise se Jashtme te Kosoves, por e te gjitheve, shkruen Rrokum.TV

Nder te tjera, Shabani asht shprehe se investuesit e jashtem kerkojne garanci ne Kosove.

“Shume investues nuk kane gjete partneritet ne Kosove dhe jane kthye mbrapa”, tregon Shabani, i cili tregon se ai perosnalisht asht angazhue ne prumjen e kompanive te ndryshme investuese.

Tutje, Shabani ka thane se, ne kuader te lobimit diplomatik qe po ban ai, ka parapa bashkepunime ne nivel universitar mes Prishtines dhe Geneva’s.

Ai asht shprehe se komunat e kufitare te Kosoves duhen me zhvillue partneritet me vendet kufitare fqije.

“Hani i Elezit ka me ba partneritet me Shkupin, ndersa Kaçaniku me Tetoven”, thote ai./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: