Selimi: Disa deputetë janë kundërshtar të Republikës së Kosovës

E publikuar: 27/03/2015 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë seancës së sotme ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një gjykatë kundër krimeve të Serbisë.

“Nuk është e vërtetë se nëse Kosova e refuzon këtë Gjykatë, atë do të formoj OBK-ja.  Nëse eventualisht do të merr vendim ajo mund të merr vendim vetëm për formimin e një gjykate për Serbinë”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjithë këto që po thuhet se nëse Kosova nuk voton për gjykatën Speciale, do ta bëjë OBK-ja, janë gënjeshtra.

Deputeti i LVV-së më tej tha se, deputetët serb që janë në Kuvendin e Kosovës janë kundërtash të shtetit.

“Edhe në Kuvendin e Kosovës ka kundërshtar të Republikës së Kosovës e ata janë deputetët e Listës “Serbe”.Ta shohim a po i fërkojnë duar edhe ata apo do të vijnë këtu për të votuar këtë Gjykatë”, ka thënë Selimi. /Zëri/