Sara Kapo nuk bën seks me meshkujt shqiptarë? Flet e bija e aktores së njohur Ema Andrea!

E publikuar: 14/01/2018 06:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E këtë të shtunë, Sara Kapo ishte e ftuar në Pop Culture, ku tregoi një detaj nga një deklaratë bërë disa ditë më parë, ku shprehej se nuk kryente marrëdhënie seksuale me shqiptarë, por vetëm me të huaj.

Sara thotë se ishte një deklaratë e bërë enkas, e trilluar. “E kam bërë kastile këtë vetëm se do të dilte kënga një ditë më vonë dhe e ekzagjerova pak. 

Megjithatë, unë u kërkoj falje meshkujve shqiptarë dhe gjithë “ish”-ve të mi, sepse po të fliste një mashkull për format e përmasat e gjoksit, apo vidheve të një femre, do të ishte bërë nami”, thotë ajo.

Sara thotë me shaka se në “dijeni të saj nuk ka asnjë video pornografike, as që qarkullon dhe as që nuk qarkullon në rrjet”.

Ajo tregon se mundohet të shfrytëzojë portalet, që sipas saj, e teprojnë shpesh.
“Jam bërë e zgjuar me këtë, tani sepse e di çfarë bëj?! Bëj një foto dhe e hedh, e më pas po u mor nëpër portale, ditën tjetër bëj një punë. Jam moskokëçarëse, por u kam thënë portaleve që “Ok, postoni skandalet, por postoni edhe punët”, deklaroi ajo.

Top Channel