Sara Hoxha uron Lorin me këtë foto arkivi, gjithçka speciale

E publikuar: 19/10/2017 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partnerja e moderatorit Ledion Liço ka zgjedhur pikërisht një foto nga dita kur erdhi në jetë djali i saj London Noor dhe si gjithmonë Lori iu gjend pranë.

“Është zyrtarisht dita e saj. Mund ta uroja vetëm atë, por dua që e gjithë bota ta dijë  e gjithë bota se sa e rëndësishme  është ajo për ne. Për 22 vite të jetës sime ka qënë mbështetja dhe personi që më ka nxitur të ec përpara. Kemi kalur gjithë ngritjet e uljet që jeta na ka sjellë, por pavarësisht të gjithave lidhja jonë është bërë më e fortë çdo vit. Në ditëlindjen tënde të 24-tërt je një nga femrat më të forta dhe personi më familjar që njoh. Të dua shumë dhe të uroj që çdo vit i jetës tënde të jetë më i mirë se viti që le pas .Jemi të gjithë shumë krenar për ty!

P.S E di që prisje nje foto të Londonit me shkrimin “Gëzuar Ditëlindjen teze’, edhe pse ndoshta atij nuk i intereson aspak  për dita jote. – shkruan Sara në publikimin e saj kushtuar motrës së madhe të familjes Hoxha. /Gazeta Express/