Samsung tall shpejtësinë e shkarkimit të iPhone X

E publikuar: 18/07/2018 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk është hera e parë që Samsung “sulmon” Apple përmes reklamave. Me çdo produkt të ri Galaxy, gjigandi Korean tallet me rivalin kryesor në përpjekje për të joshur konsumatorët.

Reklama më e fundit e Samsung zgjat 30 sekonda ku shfaqen dy personazhe, një femër e quajtur Rosie dhe një gjeni i Apple.

Rosie i thotë gjeniu se iPhone X nuk ka shpejtësitë më të larta të shkarkimit. Ai e pranon por thotë se iPhone X është më i shpejtë se iPhone 8.

Për këtë reklamë Samsung përdori të dhënat më të fundit nga Ookla për të provuar shpejtësinë e Galaxy S9.

Studimi i Ookla thotë se Galaxy S9 dhe S9 Plus kanë shpejtë interesi 37% më të larta sesa iPhone X, 17% më të larta sesa Google Pixel 2 dhe 38% më të larta sesa Galaxy S7.

Natyrisht për një telefon mund të flasim më shumë sesa thjeshtë shpejtësi shkarkimi. /PCWorld Albanian