Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

19.09.2016 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr Në foto: Kaltrina Smakolli AUTORI:LEONORA ALIU

Nga Leonora Aliu

Kaltrina ishte e fortë për të gjithë, e njashtu do të bëhemi ne për të.
Një ndër rregullat e para që mëson njeriu në shkollën e gazetarisë kur marrësh guximin të shkruash për dikë a diçka, është “zhveshja nga emocioni”. Këtë rregull çdo herë ma përsëriste redaktori im i parë në gazetën “Lajm”, ku kisha filluar karrierën time si gazetare e re. “Zhvishu nga emocionet, sikur kur zhvishesh nga palltoja e lagur nga një shi i fuqishëm posa të hysh në shtëpi”, më thoshte. “Vare pallton e emocioneve pas derës dhe lëre të thahet aty derisa të dalësh sërish nga redaksia”.

Ky rregull, dorën në zemër, shpesh më dukej absurd. Sikur të më thoshte “bëhu robot”. Pse? Kur ky profesion, gazetaria, gjithçka ka të bëjë me njerëzoren. A nuk është njerëzore të ndiesh? Përkundër faktit se nuk pajtohesha asnjëherë më të, e dëgjova redaktorin. Për gjashtë vite. Deri më sot.

Nëse ky rregull i pashkruar është ligj për mua, janë disa çaste në jetë kur as ky ligj nuk vlen më. Sepse jemi, mbi të gjitha, njerëz. Dhe si njerëz qajmë. Qajmë për ata që na këpusin zemrën. Për ata që jemi të pikëlluar pa fund. Sepse si çdo njeri dhe unë jam e pafuqishme ndaj ligjeve të natyrës, ndaj jetës, e sidomos ndaj vdekjes. Sepse humba një njëri. Dhe lotët tregojnë se jemi njerëz po aq sa na bënë të jemi të tillë mirësia. E mirësia ishte karakteri dallues i vajzës të cilës sot ia kushtoj këtë shkrim, të vetmen fuqi që kam tani. Shkrimin.

Shkrimin për Kaltrinën.

Sigmund Freudi kur flet për vdekjen e dikujt të afërm, tregon se si qenia njerëzore tenton që humbjen e të dashurit, në pafuqi dhe mosdëshirë për të pranuar atë, ta fajësojë rrethanën e vdekjes. Njashtu sikurse që bëmë ne këto ditë kur kuptuam për humbjen e Kaltrinës sonë në një nga rrugët e Kosovës, që viteve të pasluftës po përpinë njerëzit tanë po si përbindëshat.

Fajësuam veturat-këto makina vrasëse! Ashtu siç fajësuam luftën për ekzistencë të njeriut, ambicien (që ka filluar të na duket e panevojshme),për karrierë e pozitë, e që bash asgjë nuk kanë të bëjnë me vdekjen e si motrës sonë Kaltrinë. Por t’i fajësosh ato qenka definitivisht më lehtë se sa të pranosh humbjen e betejës me vdekjen që thjeshtë është dhe mbetet më e fuqishme se jeta.

E megjithatë, Kaltrina ishte plot jetë!

Sa vështirë ishe me përcjellë si motrën në varr!

Në Vushtrri nuk mbahet mend të jetë përcjellë ndokush me më shumë dashuri e pikëllim se Kaltrina. Mijëra njerëz nga gjithë Kosova u bënë pjesë e ceremonisë mortore të vajzës që i ngjante një kurorëzimi të një nuseje të bukur në altarin e amshimit. Por krushq të këtij kurorëzimi nuk u bëmë edhe ne. Ne që Kaltrinën e donim po aq sa qenia njerëzore mund ta dojë qenien njerëzore. Këtë dashni, as vdekja nuk e ndan! Ezani i imamit që u dëgjua në gjithë Vushtrrinë iu shndërrua në tupanët e kurorëzimit të saj që si dhuratë mori lutjet e namazit të drekës dhe lotët e nënës së saj. Dhe të plot njerëzve të tjerë.

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr. Por vështirësitë e sfidat ishin koncepte të panjohura për Kaltrinën. “Çka janë ato për mua”, thoshte gjithmonë duke ia plasur së qeshuri. Për vajzën e vetme të familjes Smakolli, e rritur me plot dashuri nuk kishte barriera mes saj dhe asaj që donte. E ajo donte shumë! E donte jetën. Ashtu siç i donte njerëzit përreth saj. E donte pafundësisht familjen e saj të cilës ia dedikonte çdo minutë, nga të paktat të lirë që kishte, madje edhe kur nuk ishte pranë tyre. E donte shoqërinë të cilën nuk e ndante nga familja.

Por kishte edhe gjëra që Kaltrina nuk i donte, për të mos thënë i urrente. Si lotët. Me lot nuk na kishte rastisur në këto dy dekada të fundit, sa e njohëm, ta shihnim Kaltrinën asnjëherë. Për të nuk kishte arsye për të qarë, madje as atëherë kur në të vërtetë kishte. Kaltrina ishte sinonim i gruas së fortë e rritur në një shoqëri mashkullore, por që nuk ulërinte për të drejtat e saj. Ajo i dinte të drejtat e saj dhe i merrte për t’i vënë në zbatim. Kaltrina na mësonte të mosdorëzohemi, madje as atëherë kur sfidat dukeshin thuajse të pamundura për t’i tejkaluar. Ajo i tejkaloi të gjitha.

E megjithatë, për ne ishte e vështirë me përcjellë si motrën në varr. Por kujtimi i saj na mbetet i gjallë. Orët e gjata të pagjumë nga të qeshurat, festat e ditëlindjes, shëtitjet që bënim bashkë, debatet e pafundme rreth projekteve për vendet që donim t’i vizitonin bashkë. Plakjen që ëndërronim bashkë.

Sa vështirë ishe me përcjellë si motrën në varr. Por Kaltrina ishte e fortë për të gjithë, e njashtu do të bëhemi ne për të. “Sepse jo gjithçka që është flori shndrit, e jo të gjithë ata që enden janë të humbur”.

E jo të gjithë ata që vdesin janë të vdekur. Kaltrina nuk ka vdekur! Ajo jeton e do të jetojë në zemrat dhe kujtimet tona me mall të papërshkrueshëm, e pafundësisht dashni.

(Ky shkrim i dedikohet Kaltrina Smakollit, 26 vjeçares që humbi jetën në datën 16 shtator 2016 në ora 8:40 në magjistralen Klinë-Gjakovë. Autorja është një nga 5 shoqet e pandashme të saj të fëmijërisë bashkë me Fitore Kostanica, Kaltrina Mikushnica, Burbuqe Bajraktari dhe Teuta Sadriu).

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkatërrimi i panatyrshëm i uraganeve

Shkatërrimi i panatyrshëm i uraganeve

Prishtina dhe zgjedhjet lokale 2017

Prishtina dhe zgjedhjet lokale 2017

Ballkani nuk u bë dot Zvicër

Ballkani nuk u bë dot Zvicër

Koalicioni i djathtë në Austri rrezik për Evropën

Koalicioni i djathtë në Austri rrezik për Evropën

Fajtorë për dhunën ndaj gazetarëve nuk janë kriminelët, por janë pushteti dhe qytetarët e heshtur

Fajtorë për dhunën ndaj gazetarëve nuk janë kriminelët, por janë pushteti dhe qytetarët e heshtur

Votë gruaje

Votë gruaje

Kriza e Koresë së Veriut, kërcënimi ndaj rendit dhe sigurisë globale

Kriza e Koresë së Veriut, kërcënimi ndaj rendit dhe sigurisë globale

Po fillon golemizimi i Jugut

Po fillon golemizimi i Jugut

E panjohura e errët e zgjedhjeve gjermane

E panjohura e errët e zgjedhjeve gjermane

Pse Kosova nuk aplikoi në UNESCO?

Pse Kosova nuk aplikoi në UNESCO?

Strategjia e frikshme e Trumpit mbi Korenë e Veriut

Strategjia e frikshme e Trumpit mbi Korenë e Veriut

Vota për LDK-në, votë për Gjilanin kryeqendër të zhvillimit kulturor dhe socio-ekonomik

Vota për LDK-në, votë për Gjilanin kryeqendër të zhvillimit kulturor dhe socio-ekonomik

Mos e mbillni Shqipërinë  me minoritete!

Mos e mbillni Shqipërinë me minoritete!

Nuk do të ketë liberalizim

Nuk do të ketë liberalizim

Shkruan Arben Idrizi: Për Paradën e Krenarisë dhe dinjitetin

Shkruan Arben Idrizi: Për Paradën e Krenarisë dhe dinjitetin

Ja pse duhet të votohet Luta

Ja pse duhet të votohet Luta