Rritet prapë çmimi i naftës në Kosovë

E publikuar: 06/03/2019 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë janë ngritur përsëri.
Edhe para rritjes së çmimeve, ato ishin mjaft të larta për standardin kosovar.

Dizeli është shitur për 1 euro e 13 centë gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ndërsa benzina është shitur për 1.14 euro.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Ai ka paralajmëruar rritje të çmimeve edhe në të ardhmen.