Rritet numri i ankesave në PZAP

E publikuar: 30/06/2017 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri tani  ka pranuar 12 nga kandidatë dhe partitë politike  për rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Këto ankesa po vazhdojnë të rriten nga 3 sa kenë në mengjes tani në 12.

Disa nga ankesat e kandidatëve janë Muharrem Nitaj nga  koalicioni PAN, Myzejene Selmani nga AKR, Mexhide Mjaku – Topalli, Fadil Beka, Selvije Halimi, Fatmir Xhelili, Muhamet Bojku, Zhavit Zairi, Zhendrin Bardheci, PKS(Partija Kosovski Srba), shkruan Indeksonline

Natyra e ankesave është për keqpërdorim të votave, mospërputhje të votave, mungesa e votave etj.

Mulë Desku, kryesues i sekretariatit te PZAP-it për Indeksonline ka sqaruar se PZAP-i ka për obligim qe brenda 72 orëve të shqyrtojë dhe të marrë vendime lidhur me këto ankesa. Ndaj vendimeve te PZAP-i palët e pakënaqura kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme te Kosovës brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të vendimit te PZAP-i nga pala, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që brenda 72 orëve të shqyrtoj dhe të merr vendim lidhur me ankesën e parashtruar ndaj vendimit të  PZAP-it.

Kandidatët apo subjektet politike kanë afat për të adresuar ankesa në PZAP deri sot në orën 14:20, pikërisht në këtë kohë kur KQZ dje shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.