Rrezikoi jetën duke u munduar t’ia largoj kovën nga koka, ariu iku sërish në mal (Foto)

E publikuar: 28/08/2018 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kalimtari që po shëtiste në pjesën malore të regjionit Yakutia të Rusisë, është munduar të ja largoi një ariu, kovën që i kishte ngecur në kokë. Pas disa përpjekjeve, kafsha është largua e frikësuar.

Megjithëse provoi edhe me mjete metalike që i gjeti në afërsi, që t’ia hiqte objektin metalik, nuk ia doli, pas ariu është kthyer sërish në mal, për të mos u gjetur më, transmeton Telegrafi.

Mendohet që kova i ngeci në kokë, derisa ai ishte duke kërkuar ushqim, ndërsa vazhdon të qëndrojë në atë formë do të ngordhë nga uria.

Raportohet se miqtë i kërkonin atij ta linte ariun në atë formë dhe të mos e rrezikonte jetën, pasi me heqjen e kovës mund të sulmohet prej tij.

Kohë më parë, një ari e kanë vënë në gjumë që t’ia largojnë një pjesë plastike që i kishte mbetur në nofullën e poshtme dhe ia pamundësonte ngrënien. /Telegrafi/