Rregullat e reja në Ligën e Kampionëve: Kampionit të Kosovës i japin mijëra euro dhe një mundësi më shumë nëse eliminohet

E publikuar: 24/04/2018 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajme të shkëlqyera për futbollin kosovar, që edhe në këtë edicion në garat evropiane do të garojë me dy klube.

Drita dhe Prishtina tashmë shihen si më të favorizuarat që ta përfaqësojnë futbollin kosovar në Evropë.

Me Ligën e Evropës të siguruar të dy skuadrat po luftojnë për titull me Dritën më të avantazhuar që ka tri pikë më shumë, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje.

Drita dhe Prishtina të vetmet në luftë për titull (foto:fcprishtina)

Skuadra që do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve do të ketë shumë përparësi këtë edicion.

Skuadra kampione e Kosovës do të ketë një shans më shumë nëse eliminohet në turin e parë para-eliminator, duke kaluar nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës.

Kjo i kishte ndodhur Trepça ’89 vitin e shkuar kur u eliminua nga kampioni i Ishujt Faroe, Vikingur.

Trepça ’89 nuk e kishte mundësinë të launte në këtë sistem

Risi është turi para-eliminator, që ndodh për herë të parë në Ligën e Kampionëve. Do të ketë sistem me një ndeshje në formë të gjysmëfinales dhe finales.

Gara këtë edicion zhvillohet në Gjibraltar, ku kampioni i Kosovës do të udhëtojë.

Përveç kampionëve të Kosovës, tri skuadrat tjera vijnë nga vende si Gjibraltari, Andorra dhe San Marinos (kampionatet që renditen në vendet nga 52 deri në 55).

Shorti për këtë garë tërhiqet me 12 qershor, ndërsa ndeshjet zhvillohen me 26 qershor (gjysmëfinale) dhe 29 qershor (finalja).

Ndeshjet e raundit para-eliminator

Nëse këtë garë e fiton ekipi nga Kosova, e siguron kalimin në raundin kualifikues.

Dy ndeshje tjera do të zhvillohen ë këtë raund dhe në rast eliminimi do të kalonin në Ligën e Evropës.

Kjo i bie që  skuadra nga Kosova do t’i zhvillojë në minimum gjashtë ndeshje, që i bie se buxheti i klubit do të shtohet për mijëra euro, për të mos thënë mbi 1 milion. /Telegrafi/