Rrëfimi tronditës i Vali Corelones: Jam 100 % italian – 80 % katolik, 20 mysliman

E publikuar: 24/04/2015 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vali Corleone, si edhe njihet “Princi” nga Gjilani është kthyer serish në një intervistë në Klan në emisionin “Zonë e Lirë “.

Ai gjatë kë saj interviste ka treguar se si është vrarë familja e tij. Derisa ka rrëfyer një histori të pa dëgjuar deri me tani për familjen e tij.

“Këtë histori nuk e dinë as familja e gjerë. Tani kë to gjera janë duke i dëgjuar për herë të parë edhe familja”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe si është gjendur ne Itali dhe si është kthyer në Gjilan. Sipas tij, menjëherë pas lindjes së tij në Sicili i vdes nëna, derisa babai i ishte vrarë gjatë kohës sa nëna e tij, që ai e quan Maria, ishte shtatzënë me Valin.

“Në vitin 1983 aso kohe kur linda unë, nënës time tash nga Gjilani që me rriti i vdiq fëmija dhe kështu unë u transferova te ata dhe u bëra fëmijë i tyre. Këtë histori e kam kuptuar para vetëm shtatë vitesh. E rëndë, shumë e rëndë”, ka rrëfyer Vali.

Carleone në “Zona e Lirë “, ka treguar edhe cilit besim i përket. “Jam 80 për qind i krishterë dhe 20 për qind mysliman”, ka thënë Vali, duke shtuar se do t’ia falë të gjithë veturat Hummer, papës Françeskut në shenjë respekti. /Indeksonline/