Rrëfimi për ish-ushtarin që kaloi dy vjet në burg për “dezertim” – nuk dinte shkrim e as lexim, por sot drejton biznese multimilionëshe në Ibiza (Foto)

E publikuar: 30/01/2019 03:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ish-ushtar i cili përfundoi në burgun ushtarak pas “dezertim” nga ushtria ka zbuluar se si ai tanimë e ka rregulluar jetën e tij, madje është bërë edhe “boss” i bamirësisë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Kai Cant, 36 vjeç, nga Kent – Angli, jeton një jetë të mirë në Ibiza, ku ai drejton biznes milionësh të promovimit të muzikës dhe një kompani që ofron vila dhe anije në ishullin spanjoll.

Siç thuhet tutje, jeta e shëndetshme e Kai tani, është shumë larg nga rinia e tij e egër, kur rregullisht merrte drogë dhe abuzoi me alkoolin dhe u bashkua me ushtrinë në moshën 16 vjeçe, edhe pse e kishte vështirë të lexonte ose shkruante.

Pasi u largua pa leje për një mbrëmje në Ibiza, ai përfundoi në burg ushtarak për dy vjet, ku ai kaloi kohë në izolim për sjellje të keqe.

“Mamaja dhe babi më vizitonin dhe i shihja vetëm përmes një xhami. Isha i mbyllur për 23 orë. Unë nuk isha një person i mirë atëherë”, ka thënë ai.

“Ishte një makth absolut. Përfundova duke ikur. Kam bërë 12 muaj, pastaj ika dhe u kapa përsëri”.

“Isha shumë i dhunshëm brenda dhe nuk pranova të bëhesha ushtar [të bësh atë çfarë të thonë] kështu që unë u mbylla për 23 orë në ditë. Kam kaluar vitin e parë në një qeli me 10 burra, duke e ndarë me nëntë ushtarë të tjerë”.

“Njëri ishte shoku im më i mirë, Liam, që doli nga burgu, shkoi në Afganistan dhe fatkeqësisht e humbi jetën në një shpërthim bombe”.

Pas lirimit të tij, ai pati një periudhë të shkurtër si një ndërmjetës investimi.

Duke marrë një lojë të rrezikshme, ai vendosi të shkojë në Ibiza dhe të bëhet promotor i një klubi – prej nga edhe vazhdoi me biznesin e promovimit të muzikës dhe duke u bërë pronar i një kompanie që ofrojnë vila dhe anije në ishullin spanjoll.

Ai gjithashtu ka kushtuar jetën e tij për financimin e ndërtimit të dy shkollave dhe dy jetimoreve në zonën e mjeruar të varfërisë në Kabale, Uganda, si pjesë e një iniciative joprofitabile bamirëse që ai ka nisur me emrin The Abode Project. /Telegrafi/