Rrëfimi i veteranit të luftës Kemal Bela: Pas 20 vitesh qëndrimi në Amerikë, kthehet në Kosovë

E publikuar: 11/10/2019 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veterani i luftës, Kemal Bela pas 20 vitesh qëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai është kthyer në Kosovë. Gjatë kohës sa ka qëndruar atje, Bela është përballur me disa sëmundje.

Përkundër asaj që mjekët në SHBA nuk e kanë lejuar atë të vijë në Kosovë, Bela ka marrë rrugën drejt atdheut të tij.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Bela me shumë emocione tregon për kthimin e tij në Kosovë pas dy dekadash dhe takimin me familjarët e tij.

“Kam pasur 18 operacione në trupin tim, kam pasur operacion në zemër pastaj në kokë, më është bërë pastrimi i trurit, një pjesë e trurit tim ka vdekur, por papë së prapë i njohë njerëzit dhe më është kthyer vetëdija falë Zotit. Unë kam menduar se ndoshta do të vdisja kur të prekja me dorën time tokën e Kosovës.Faleminderit Zotit që jam gjallë”, ka thënë Bela, përcjellë Telegrafi.

Kemal Belën e kanë pritur me shumë emocione edhe familjarët e tij, dy vëllezërit e veteranit Bela u shprehen të lumtur që po e shohin vëllain e tyre pas 20 vitesh.

Veterani Bela tha se kthimi në Kosovë është gëzimi më i madh që e ka përjetuar gjatë gjithë jetës së tij./Telegrafi/