Rrëfime të tmerrshme të punëtorëve të morgut

09.10.2016 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rrëfime të tmerrshme të punëtorëve të morgut

Kur ishim fëmijë, zor se ndonjëri prej nesh kishte ëndërruar të punonte në një morg. Por, ja që në botën e të rriturve edhe këtë punë duhet ta bëjë dikush. Sikur që mund ta paramendoni, ata njerëz kanë çka të tregojnë
Vajza e vogël Vëllai i një punë- tori morgu tregon se një natë, derisa ai kishte shkuar për ta vizituar vëllain, ai i kishte thënë a dëshironte që të shkonte me të në punë, në mënyrë që të mos i duhej të rrinte i vetëm në shtëpinë e vëllait. Ky kishte pranuar me hezitim. Pasi kishte mbërritur në morg, ku punonte vëllai i tij, ai kishte mbetur i tronditur dhe i frikësuar. Ambienti ishte i errët dhe mbante një erë të çuditshme.

Vëllai i kishte thënë se kjo ishte normale dhe, me gjasë, ai ndiente erën e formaldehidit, prandaj duhej ta injoronte atë. Pas disa momenteve të bisedës midis vëllezërve, vëllai i kishte thënë se duhej t’ia fillonte punës, kështu që vëllai tjetër mund të rrinte në një zyrë të vogël dhe ta shikonte TV-në. Morgu kishte derë rrotulluese, kështu që dëgjohej çdo herë kur hynte ndokush, apo kur dilte. Vëllai kishte kontrolluar disa herë vëllain tjetër, për të parë a ishte mirë dhe a ishte duke u frikësuar. Eventualisht, vëllai që gjendej në zyrë kishte filluar të dremiste, por papritmas ishte zgjuar, nga zhurma e derës. Ai kishte pritur që të vinte vëllai i tij, por asgjë. Përsëri kishte filluar ta zinte gjumi dhe përsëri gjumin ia kishte nxjerrë zhurma e derës.

Ai nuk dinte a kishte hyrë ndokush, apo kishte dalë. Kishte filluar të mendonte se vëllai ishte duke luajtur lojë me të, që ta frikësonte. Kur ishte ngritur që të shikonte, për befasinë e tij kishte parë një vajzë të vogël, duke lozur me derë. Ai e kishte përshëndetur vajzën, por ajo nuk kishte thënë gjë. Në sy i kishte rënë fustani blu i saj, me një rrip ngjyrë rozë. ai i kishte bërë kompliment vajzës për fustanin, por vajza përsëri nuk kishte thënë gjë dhe kishte filluar që të vraponte në drejtim të kundërt. Ai kishte menduar se vajza ishte fëmijë i ndonjë punëtori tjetër, prandaj nuk e kishte bërë të madhe këtë punë. Disa orë më vonë kishte mbaruar ndërrimi i vëllait të tij dhe ai e kishte marrë vëllain tjetër, për të shkuar në shtëpi. Rrugës për në shtëpi, ai i kishte treguar vëllait për vajzën e vogël, me fustan të kaltër. Përnjëherë vëllai që punonte në morg e kishte frenuar veturën. “Tessa”, kishte thënë ai me një shikim të frikshëm në sytë e tij. “Mbrëmë bëra autopsinë e një vajze të vogël, të mbytur në ujë. ajo kishte të veshur një fustan të kaltër, të lidhur me rrip ngjyrë rozë. vëllai tjetër ishte tmerruar nga frika dhe kurrë më nuk i kishte shkuar ndër mend që të shkonte te puna e vëllait.

Kapja e dorës Clive, i cili punon në repartin e marrjes së indeve, tregon se pjesa më pak e preferuar e punës së tij, është kur duhet ta përgatiste kufomën për marrjen e organeve, meqë një procedurë e tillë përfshin rruajtjen e këmbëve dhe duarve. Ai tregon një rast, kur kishte të bënte me një të sapovdekur. Ai ia kishte kapur dorën, për t’ia rruar, kur ai kishte filluar t’ia shtrëngonte dorën. Clive kishte mbetur i tmerruar, por kolegët e kishin qetësuar, duke i thënë se vetëm kishte filluar procesi i ngurtësimit të kufomës.

Vajza që dëneste Lamar tregon për përvojën e tij të parë në punë, kur merrej me balsamosje. Ai sapo kishte filluar ndërrimin dhe ishte duke qëndruar në një dhomë pushimi në pjesën e pasme. Kur kishte dalë jashtë, kishte dëgjuar vajin e një vajze, e cila dëneste. Po ashtu, kishte dëgjuar hapat e saj në dysheme. Dyshemeja e morgut ishte e tillë që lëshonte një zë të frikshëm sa herë që ecte ndokush mbi të. Dënesja e vajzës vinte nga një dhomë ku gjendeshin trupat e balsamosur, të përgatitur për varrim. Kur Lamar kishte shikuar në dhomë, ajo ishte e zbrazët. Në fakt, aty gjendej një kufomë. Kufoma e një vajze që aksidentalisht e kishte vrarë veten.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Prindërit kanë gjetur disa mënyra për t’i “disiplinuar” fëmijët – ndonjëra me siguri do t’ju hyjë në punë! (Foto)

Prindërit kanë gjetur disa mënyra për t’i “disiplinuar” fëmijët – ndonjëra me siguri do t’ju hyjë në punë! (Foto)

Skeleti misterioz i gjatë më afro 20 metra, disa dyshojnë të jetë dragua (Video)

Skeleti misterioz i gjatë më afro 20 metra, disa dyshojnë të jetë dragua (Video)

Fenomeni i pazakontë, dielli bëhet i kuq në Britani

Fenomeni i pazakontë, dielli bëhet i kuq në Britani

Floktarja publikon pamjet e tmerrshme që tregojnë se si ka ndikuar puna në trupin e saj (Foto)

Floktarja publikon pamjet e tmerrshme që tregojnë se si ka ndikuar puna në trupin e saj (Foto)

Fëmija i gjatë 2.3 metra nevojitet t’i nënshtrohet operimit urgjent, për të ndaluar rritjen (Foto)

Fëmija i gjatë 2.3 metra nevojitet t’i nënshtrohet operimit urgjent, për të ndaluar rritjen (Foto)

Lind foshnja 7.1 kilogramë i rëndë, prindërit habiten me përmasat trupore (Foto)

Lind foshnja 7.1 kilogramë i rëndë, prindërit habiten me përmasat trupore (Foto)

Pishina unike brenda dhomës luksoze të hotelit që po habit të gjithë (Video)

Pishina unike brenda dhomës luksoze të hotelit që po habit të gjithë (Video)

Dy yje përplasen, prodhohen miliarda tonë ar

Dy yje përplasen, prodhohen miliarda tonë ar

Djaloshi 13-vjeçar ndërtoi shtëpizën e vogël për më pak se 1.300 euro, brenda saj i ka të gjitha (Foto/Video)

Djaloshi 13-vjeçar ndërtoi shtëpizën e vogël për më pak se 1.300 euro, brenda saj i ka të gjitha (Foto/Video)

Të gjithën e bëri vetëm për tu larguar nga gruaja – rrëfimi interesant i të moshuarit që jetoi për 10 vjet në një pyll (Foto)

Të gjithën e bëri vetëm për tu larguar nga gruaja – rrëfimi interesant i të moshuarit që jetoi për 10 vjet në një pyll (Foto)

Ato lëvizin pa bërë zhurmë dhe fshihen në gjethe: Një familje e “maceve të rërës” filmohen për herë të parë (Video)

Ato lëvizin pa bërë zhurmë dhe fshihen në gjethe: Një familje e “maceve të rërës” filmohen për herë të parë (Video)

Vogëlushen e kishte zënë shiu, nëna e vuri të thahet në telin e rrobave (Video)

Vogëlushen e kishte zënë shiu, nëna e vuri të thahet në telin e rrobave (Video)

Dhjetë minuta kaos rreth Putinit: Politikanët gati “ia zunë frymën njëri-tjetrit”, vetëm “për t’i rënë në sy” presidentin rus (Video)

Dhjetë minuta kaos rreth Putinit: Politikanët gati “ia zunë frymën njëri-tjetrit”, vetëm “për t’i rënë në sy” presidentin rus (Video)

Kurz, Macron e Cipras – ishte edhe Jahjaga, këta janë udhëheqësit më të rinj në botë

Kurz, Macron e Cipras – ishte edhe Jahjaga, këta janë udhëheqësit më të rinj në botë

Mos shiko poshtë! “I krisuri” hedh veten nga një shkëmb në mbi 240 metra lartësi, pa ndonjë parashutë (Video)

Mos shiko poshtë! “I krisuri” hedh veten nga një shkëmb në mbi 240 metra lartësi, pa ndonjë parashutë (Video)

Vizitorja e pazakontë, qëndroi së bashku me kalë në dhomën e motelit (Video)

Vizitorja e pazakontë, qëndroi së bashku me kalë në dhomën e motelit (Video)