Rrëfim që ju bënë me lot: Plaka e verbër jeton në vetmi e në mjerim, më shumë e vizitojnë minjtë se njerëzit! (Video)

E publikuar: 09/08/2015 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një plakë 73-vjeçare në Podujevë, jeton krejt e vetme. Rasti i saj bëhet edhe më i rënd me faktin se ajo është e verbër.

Feride Mehani, ndonëse e ka të vështirë, duhet patjetër që të ushqehet vet tash e 15 vjet.

Që nga vdekja e burrit, me të cilin nuk pati fëmije, ajo thotë se jetën e bënë më zor, në shtëpinë e vjetër.

Në të janë bërë minjtë e insektet, të cilat disa here edhe i prek me dorë.

Gruaja që jeton në Podujevë qyshkur u martua, është e mërzitur nga vetmia, pasi rrallë herë i shkon dikush për ta parë.