Kardashian: Isha pothuajse e zhveshur kur hajnat u futen në banesë, më hodhën në shtrat

E publikuar: 15/01/2017 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është publikuar sot për herë të parë një komunikatë e policisë në të cilën Kim Kardashian e tmerruar përshkruan momentin kur persona të maskuar ia rrëmbyen stolitë në vlerë 8.5 milionë dollarë në Paris.

Ylli televiziv 36-vjeçare u kishte thënë zyrtarët të policisë se kishte dëgjuar zëra afër derës dhe se kishte thirrur por që askush nuk ishte përgjigjur, transmeton Express.

Ajo ka treguar se si hajnat e maskuar e kishin kapur dhunshëm dhe e kishin dërguar në sallën e hyrjes.

“Isha në rroba banjo, pa rroba të brendshme. Shkuam në dhomë të gjumit ku me hodhën në shtrat,” ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se si truproja e saj ishte detyruar t’i dërgonte hajnat në banesën e saj nën kërcënimin e revoles.

Ndërsa, recepsionisti ishte lidhur nga hajnat, sipas saj.

Pesë hajna u futën në banesën ku ajo banonte në një hotel në Paris, duke u larguar me stoli në vlerë të hiç më pak se 8.5 milionë dollarëve.

Tre të dyshuar janë arrestuar por vetëm për t’u liruar pasi janë marrë në pyetje në lidhje me këtë vjedhje të madhe./Express/