Rrëfehet burri që vrau gruan: Më ka tradhtuar gjithë jetën, tani e mbushi kupën

E publikuar: 29/08/2016 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa orë pas vrasjes në Golem, ku një 72­ vjeçar goditi me sëpatë bashkëshorten duke i shkaktuar vdekjen, dalin detaje të reja nga dëshmia e autorit.

Disa orë pas vrasjes në Golem, ku një 72­ vjeçar goditi me sëpatë bashkëshorten duke i shkaktuar vdekjen, dalin detaje të reja nga dëshmia e autorit.

Mësohet se para hetuesve Veli Dervishi e ka pranuar krimin dhe ka shpjeguar arsyet e vrasjes, shkruan gazeta Shekulli.

“Gruaja më kishte tradhtuar gjithë jetën. Tani e mbushi kupën”, është shprehur ai. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielën në banesën e çiftit në Golem. Veli Dervishi, 72 vjeç, vrau më sëpatë bashkëshorten Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.