Tre fëmijë me tri nëna të ndryshme, Kastro Zizo: Nuk ndalem me kaq

E publikuar: 17/05/2020 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kantautori Kastro Zizo është bërë baba në një moshë mjaft të re, si 22 vjeçar. Djali i tij i madh, Dankan, është 14 vjeçar.

Gjithashtu këngëtari është baba i një vajze dhe një djali të porsalindur. E veçanta e Kastros, është se të tre fëmijët e tij, kanë nëna të ndryshme.

Sakaq, tashmë 36 vjeçar, me tre fëmijë, Klevis Bega (emri i vërtetë i artistit) pohon se nuk do të ndalet me kaq, por me partneren e tij aktuale Sarën, kanë në plan të sjellin në jetë edhe fëmijë të tjerë.