Rrahim Pacolli: AKR-ja e palëkundur, s`bën marrëveshje me PAN-in!

E publikuar: 22/07/2017 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Votat e Aleancës Kosova e Re së Behgjet Pacollit nuk do të shkojnë për Ramush Haradinajn të koalicionit PDK-AAK-Nisma.  Në një deklaratë për “Indeksonline”, sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka  thënë se partia e tyre ka një qëndrim me partitë në koalicion, LDK-në e Alternativën, dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje me PAN-in.

Ai ka shtuar se brenda AKR-së nuk kanë ekzistuar lëkundje rreth çështjes së votimit të Haradinajt për kryeministër, dhe as nuk do të ketë të tilla.

“Jo nuk do të ketë marrëveshje me PAN-in. AKR-ja ka koalicon me tjetër kë dhe ashtu mbetet. AKR-ja mbetet e palëkundur në qëndrimet e saja  dhe në koalicionin me të cilin është. Në AKR nuk ka lëkundje dhe as nuk do të ketë”, është shprehur ai.

Pacolli ka komentuar deklaratat e anëtarëve të PAN-it të cilët janë shprehur se i kanë votat për formimin e Qeverisë.

“Nuk e di a i ka PAN-it votat apo jo, por meqë po thotë që i ka votat le ta bëjnë pra Qeverinë. Nuk kanë nevojë të tregojnë që i kanë votat, thjeshtë le ta bëjnë”, ka thënë Pacolli.

Lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Pacolli ka deklaruar se është çështje e presidentit Hashim Thaçi ta thirrë atë seancë./Indeksonline/